Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Ju kujtohen ndërtimet mbi Lanë? Ky është vizioni i opozitës për parqet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Ju kujtohen ndërtimet mbi Lanë? Ky është vizioni i opozitës për parqet
Politike

Veliaj: Ju kujtohen ndërtimet mbi Lanë? Ky është vizioni i opozitës për parqet

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Gjatë prezantimit të vizionit dhe strategjisë së zhvillimit për pesë vitet e ardhshme të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi kundërshtarët politikë kur tha se vizioni i tyre për qytetin është disko Krokodili në Parkun Rinia.

“Me afrimin e fushatës, rritet edhe niveli i populizmit. Të gjithë ishim duke pritur ide serioze, si mund të shkojnë punët e qytetit më mirë. E kuptoj që shumë prej tyre nuk ballafaqohen dot me Tiranën që kishte vetëm 10% ujë, kur ishte vetëm 1/29 e territorit. Sigurisht, nuk krahasohesh dot me Tiranën që ka sot 65% ujë 24 orë dhe është 29 herë më e madhe. Por, ajo që nuk kuptoj është ky sulm ndaj qytetit, jo Tiranës, jo ndaj bashkisë tonë, por sulm ndaj nocionit të qytetit, nocionit të bashkëjetesës. Kur dëgjoj Sali Berishën dhe Ilir Metën, më kujtohet se ata e kishin në dorë menaxhimin e Ujësjellësit, e kishin në dorë edhe impiantin e ujërave të zeza, të cilin duhet ta dorëzonin gati, por krejt papritur e harxhuan shumicën e grantit japonez – harxhuan 90% të grantit për 30% të punës – dhe për këtë arsye, disa nga kandidatët u tërhoqën nga kritikat sepse e kuptuan se gjysmën e atyre që bënë burg për grantin japonez dhe për mënyrën si shkoi në djall ai projekti i ujërave të zeza të Tiranës, në fakt tani i kanë në listën për Këshillin Bashkiak të Ilir Metës dhe Sali Berishës”, tha Veliaj.

Mandej, kreu i Bashkisë tha se vizioni i opozitës për qytetin është: më i forti merr pjesën më të madhe për veten e tij.

- Publicitet -

“Nëse doni të keni një ide se çfarë vizionin kanë këta për qytetin, dëgjojini kur sulmojnë Rilindjen Urbane. Rilindja Urbane është një nga projektet më të bukura që ka pasur Shqipëria, një ide e Edi Ramës dhe e qeverisë shqiptare për të transformuar qendrat e qyteteve. Kur këta sulmojnë qytetet, kupton pak si i qasen hapësirës demokratike, cili është vizioni i tyre për qytetin. Kush ka jetuar në Tiranë, e mban mend Parkun Rinia? Ai ishte vizioni i tyre për qytetin. O burra, turruni, kush të zaptojë më shumë hapësira. Ju kujtohet disko Krokodili? Disko Krokodili ishte vizioni i tyre për qytetin. Ju kujtohet Lana? Këta që duan ta bëjnë Lanën park sot, ju kujtohet kur ua dhamë mundësinë ta bënin Lanën park, se si ndërtimet mbi Lanë ishin mënyra si këta e imagjinonin Zvicrën, demokracinë, kapitalizmin? Ju kujtohet torta e 100 vjetorit të Pavarësisë? Ky është vizioni i tyre për politikën falas. Secili merr legenin e tij, govatën, kazanin, kovën e tij dhe kush është më i fortë kap më shumë nga torta, kush është më i fortë kap më shumë nga Parku Rinia, kush është më i fortë kap copën më të madhe të Lanës, kush është më i fortë vjedh më shumë ujë për të larë kalin e bardhë, meqë po flitet për transportin falas”, u shpreh Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?