Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj, langonjtë e gjahut mediatik dhe të tjerë që sot fërkojnë duart
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Veliaj, langonjtë e gjahut mediatik dhe të tjerë që sot fërkojnë duart
AnalizaLajmi i funditopinion

Veliaj, langonjtë e gjahut mediatik dhe të tjerë që sot fërkojnë duart

Published: July 24, 2025
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Ditën e djeshme, si u paralajmërua fillimisht nga media të lidhura me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, e më pas edhe nga organi i akuzës, zotit Veliaj dhe bashkëshortes së tij, iu bë e njohur akuza zyrtare, që, tashmë nuk përbënte më thuajse asnjë sekret, pasi, prokurorë të caktuar, duke shkelur çdo etikë profesionale dhe ligjshmëri, e kishin rrjedhur versionin e tyre.

Është në rastet e rralla, kur, më parë se të hetohet, gjykohet, dënohet apo jo në sallën e gjyqit, një figurë e njohur e pushtetit, hidhet si preja e ditës në dhëmbët e një ingranazhi, që, edhe pa qenë i joshur nga surpriza e lajmit, është gjithnjë në rendje të krijimit të gjykimit populist. Në asnjë rast të hetimit të cunguar të çështjes “Partizani” nuk ka ndodhur kurrë, e shumë herë më pak në çështjen Meta dhe Kryemadhi, kjo situatë.

- Publicitet -

Rendja si langonj gjahu pas çështjes Veliaj, do të jetë një nga rastet që dëshmojnë se reforma në drejtësi, më shumë se nga ligjet që e formatuan atë, ka nevojë urgjente për etikën e lartë profesionale, ndershmërinë, virtytin, jo rendjen pas krijimit të psikozës së dënimit. Ndershmëria dhe jo hakmarrja, barazia, prezumimi i pafajësisë dhe jo krijimi i kushteve për gjueti shtriganësh, përbëjnë gjënë më të domosdoshme në krijimin e institucionit të SPAK, të BKH dhe Gjykatës Speciale. Për ndryshe përse do të krijoheshin me mbështetje kaq të gjerë, struktura mbrojtëse me hapësirë të tillë juridike dhe logjistike?

Gjëja më e habitshme në të gjithë procesin e nisur ndaj kryetarit të bashkisë së kryeqytetit është bashkërendimi i stafit të prokurorisë së posaçme, sidomos një grupi të lidhur me çështjen, me një pjesë të mediave, që, duke bërë rolin e kamikazit, ushtrojnë të njëjtën dhunë psikike dhe politikisht rënduese ndaj një qytetari, i cili, pavarësisht postit që ka ushtruar dhe mund të ushtrojë edhe në të ardhmen, ka të drejtën të hetohet, gjykohet si çdo qytetar tjetër.

Prokurorët e çështjes, pa u bërë merak për gjurmët që lënë pas vetes, po krijojnë një klimë që i ngjan shumë dhunës politike dhe mediatike të së djeshmes, dhe që ka në vete përmasat e fillimit të një krimi.

Veliaj mund të jetë fajtor për çështjen e ngritur, por mund të jetë edhe e gjitha e ngritur mbi një goditje nën brez që i bën politika dhe drejtësia së bashku; e para godet pasi gjërat brenda llojit janë ashpërsuar së tepërmi dhe këtë nuk e zbut dot as largimi “me dorëheqje” i të gjithë drejtorëve dhe nënkryetarëve bashkiakë, dhe drejtësia, që, në këtë rast, e bashkuar me mërinë vetjake, ka mbledhur gjithë pezmin e saj dhe ka krijuar tashmë ndjenjën e frikës, ankthit dhe të papriturës së ardhshme.

Si kanë rrjedhur punët, kuptojmë që gjykata nuk ia prish dot prokurorisë speciale, e cila mund të përgjojë këdo në çdo rast dhe ta bëjë objekt të një delikti të nesërm. Edhe nëse prokurorët janë të bindur se kryebashkiaku i Tiranës është fajtor, kjo nuk i bën ata që sot janë prokurorë apo gjykatës të jenë mbi ligjin, të krijojë lidhje të paligjshme me një pjesë të mediave, të krijojnë klimën politike të fajit dhe të shtyjnë opinionin publik të paragjykojë gjithçka.

Prokuroria Speciale, ashtu si është ndërtuar ka pasur mbështetje të pakursyer vazhdimisht; edhe tonën, edhe të kësaj gazete. Pranë saj janë vendosur institucione të rëndësishme, sidomos perëndimore. Nëse disa prokurorë mendojnë se kjo ju jep të drejta të shkelin liritë e garantuara njerëzore e kanë shumë gabim. Kjo sjellje e kthen SPAK në një institucion mbi ligjin; që mund të vendosë përgjimin deri edhe tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Çfarë duhet të mendojmë për të tjerë që nuk kanë asnjë lloj mbrojtje?

As korrupsioni, nuk mund të mbulojë absurdin e pa arsyeshëm të krijimit të një “superfuqie juridike”, që është e aftë të shkelë mbi jetën e secilit.

Në rastin Veliaj po gjurmohen fjalët për të gjetur një grimcë antispak, po përgjohen biseda familjare private, po e degradojnë edhe brenda dhomës spitalore të analizës së zorrës, ndërkohë që të dënuarit me burgim të përjetshëm prostituojnë me eskorta brenda qelive, kriminelë të njohur kanë trajtim special, salla speciale. Për të mos folur për Berishën që u kërcëllon dhëmbët te dera.

Droja nga dhuna i bën tolerantë, nënshtrimi ndaj ligjit i bën agresivë? Atëherë nuk janë prokurorë të së drejtës.

Linçimi mediatik e politik, si para lajm i linçimit ligjor ka krijuar një mjedis që dashur pa dashur të kujton një kohë të zymtë. Brezi ynë e ka në memorien e tij që dënimi i figurave të larta të shtetit të dikurshëm niste pikërisht kështu, me mjegullnajën e fjalëve, krijimin e mjedisit të fajit ende pa qenë askund e vërteta dhe kjo, sado e dhimbshme të jetë, nuk duhet të përsëritet.

Të gjithë e dinë se për dy prokurorët e SPAK-ut, që merren me çështjen e tij, Veliaj është tashmë i dënuar (!) Veçse ata që po fërkojnë duart sot në rastin e sipërm, një ditë të ardhshme mund ta kenë mbi shpinën e tyre precedentin që po krijohet. Dhe duart që fërkohen janë më të lehta për t’u prangosur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?