Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj mbledh kryetarët e PS Tiranë: Familja jonë politike duhet të shtohet edhe më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj mbledh kryetarët e PS Tiranë: Familja jonë politike duhet të shtohet edhe më shumë
Lajmi i funditPolitike

Veliaj mbledh kryetarët e PS Tiranë: Familja jonë politike duhet të shtohet edhe më shumë

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Qëllimi i Partisë Socialiste është ta çojë vendin përpara, duke vijuar punën për zhvillimin e ekonomisë, të turizmit dhe shpejtimin e integrimit në Bashkimin Europian. Ky ishte mesazhi që Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, kishte për kryetarët e PS në Tiranë, në takimin e zhvilluar në selinë rozë, duke shënuar kështu nisjen e punës për zgjedhjet e vitit 2025.

Veliaj u shpreh se Partia Socialiste mirëpret çdo të ri të talentuar, që dëshiron t’i bashkohet familjes më të madhe progresiste të vendit, duke i porositur kryetarët e PS që të nisin një fushatë mobilizimi në të gjithë Tiranën. “Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend.

Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme, po ashtu edhe Tiranën, çdo qelizë të jetës së vendit. Rizgjedhja e Partisë Socialiste në krye të vendit është mision kombëtar, po ashtu edhe puna jonë, si dega më e madhe në vend”, nënvizoi Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se Tirana po rritet me ritme shumë të shpejta, ndaj edhe duhet nisur sa më parë një fushatë mobilizimi. “Është shumë e rëndësishme ta fillojmë këtë vit të ri, si një vit i ri mobilizimi për Partinë Socialiste të Tiranës, si dega më e madhe dhe faktori vendimtar për qeverisjen e Shqipërisë. Ne nuk e ndalim dot ritmin e zhvillimit të Tiranës, ritmin e rritjes së turizmit, rritjen ekonomike të vendit, rritjen e vëmendjes që ka marrë Shqipëria, rritjen e shanseve se jemi të parët në Ballkanin Perëndimor që hyjmë në BE. Kjo do të thotë se secili prej nesh duhet të fillojë një fushatë mobilizimi”, tha Veliaj.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse vazhdojmë të ikim? Një inskenim në Durrës rikthen historitë e viktimave të emigracionit
  • “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  • “Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”: Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim
  • Deklaratat e Zelenskyt në Beograd për Kosovën, deputeti ukrainas: Gaboi rëndë
  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Alo Athina on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Xha Teme analisti on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  4. Kokpalari 21 janarit on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  5. K R on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?