Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak: Kemi shumicën absolute, por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak: Kemi shumicën absolute, por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve
AktualitetPolitike

Veliaj me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak: Kemi shumicën absolute, por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve

Published: May 19, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e djeshëm me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, tha se edhe pse Partia Socialiste ka shumicën, sërish lipset bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e forcave të tjera politike, që do t’u bashkohen atyre në 4-vjeçarin e ardhshëm.

“Ne kemi një shumicë absolute dhe nuk kemi nevojë për votat e të tjerëve. Por kemi dëshirë të madhe për votat e të tjerëve, për ta çuar këtë qytet përpara. Ndaj, ftesa ime sot është që edhe anëtarët e tjerë, edhe ata që morën më pak vota dhe përfaqësojnë bindje të tjera, të ndryshme nga tonat, të kenë mundësi që ta pasurojnë Këshillin tonë Bashkiak. Ta pasurojnë me ide, ta pasurojnë me propozime. Nëse do të kthehemi në imitim të konferencave ditore për shtyp, kush është mafioz dhe kush është kriminel, atëherë sigurisht ne do përkthejmë në nivel lokal diçka bajate që e shohim përditë në nivelin qendror. Ashtu si Kryeministri përpiqet përditë të shkojë përtej numrave tanë për të krijuar një konsensus kombëtar, për të trajtuar këtë përvojë si një vëllazëri kombëtare, ku ne të gjithë bashkë ecim përpara, do të doja që diçka e tillë të përkthehej edhe në qytetin tonë dhe në Këshillin tonë Bashkiak,” tha Veliaj.

Ai tha gjithashtu, se bashkëpunimi i këshilltarëve nevojitet edhe në nivel qarku, me të gjitha Bashkitë, ku po ashtu, PS ka dalë forcë e parë në çdo këshill. “Janë të gjitha bashkitë e qarkut që do duhet të bashkëpunojnë për një mbarëvajtje të të gjithë rajonit tonë, që është rajoni që prodhon më shumë se gjysmën e ekonomisë, ku bashkë me Kamzën, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën, jeton edhe më shumë se gjysma e popullsisë së vendit. Çdo ditë do të doja që, përveçse të kujtoni detyrat tuaja familjare, apo civile, të kujtoni edhe këtë detyrë të shenjtë, jeni përfaqësues të qytetit të Tiranës. Është një privilegj i madh, është edhe një përgjegjësi e madhe,” nënvizoi ai.

- Publicitet -

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?