Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me banorët e Njësive 5, 10 dhe 13: “Ka vetëm një forcë politike që e çon vendin përpara, Partia Socialiste; Ftoj demokratët të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj me banorët e Njësive 5, 10 dhe 13: “Ka vetëm një forcë politike që e çon vendin përpara, Partia Socialiste; Ftoj demokratët të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre”
Politike

Veliaj me banorët e Njësive 5, 10 dhe 13: “Ka vetëm një forcë politike që e çon vendin përpara, Partia Socialiste; Ftoj demokratët të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre”

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me banorët 5, 10 dhe 13 në kryeqytet, ku së bashku me deputetin e PS Fatmir Xhafaj, dhe ministret Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, theksoi se në Shqipëri ka vetëm një forcë politike që çon vendin përpara me investime që i shërbejnë qytetit dhe qytetarëve.

Veliaj tha se fakti që Partisë Socialiste i bashkohen çdo ditë e më shumë qytetarë, tregon se kush i bën punët më mirë.

“Fakti që sot na bashkohen me dhjetra qytetarë, është meritë e Partisë Socialiste. Nuk ka rëndësi nëse gjyshi, gjyshja kanë qenë të majtë apo të djathtë, por çdo njeri me mend në kokë thotë: ‘Nëse fëmija im shkon në një çerdhe më të mirë – dhe në Njësitë 5, 10 dhe 13 institucionet arsimore janë më të mira – atëherë familja ime është partia që e çon vendin vetëm përpara’. Nëse shkollat dhe kopshtet janë më të mira, dhe djali dhe vajza ime shkojnë në një shkollë e kopsht më të mirë – këtu afër kemi shkollën e re të Selitës “Murat Toptani”, po ashtu shkollat që kemi bërë në Pezë, në Daias, në Mangull, në Dajt, e deri në Dritas në periferi me Fushë Krujën, janë më të mira, janë ndërtuar me standardin e shkollës ‘Kosova’ – atëherë pavarësisht si kanë votuar gjyshet dhe gjyshërit, këta njerëz kanë vendosur të votojnë për familjen e tyre, që është partia më e rëndësishme për ta çuar Tiranën përpara”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku ftoi demokratët që të mos votojnë për logon e partisë, por të votojnë për familjet e tyre.

“Nëse prindërit e tu kanë një park më të gjelbër, dhe me këtë parkun e Liqenit të dyfishuar ka më shumë hapësirë dhe gjelbërim, dhe me parkun e Farkës, që sapo kemi hapur, i kemi dhënë Tiranës një tjetër polmon, atëherë voto për këtë, jo për partinë. Nëse sot kemi mbaruar gjysmën e Unazës, dhe kemi vazhduar nga sheshi ‘Shqiponja’ deri në Farkë të Madhe, atëherë është shumë e rëndësishme që të votosh që t’i vetë të çlirohesh nga trafiku me 7 lotet e tjera që po bëjmë nga Farka e Madhe te ‘Kokonozët’, nga ‘Kokonozët’ te Kodra e Priftit, nga Kodra Priftit në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan dhe nga Paskuqani sërish në Laprakë, te sheshi Shqiponja. Voto për këto! Sot nuk duam të shpërndajmë testera partie, nuk duam të bëjmë mbledhje partie, nuk duam të shtojmë anëtarësinë, por sot duam të shtojmë zemrat që rrahin për Tiranën, mendjet që mendojnë për Tiranën dhe mëngët e përveshura që punojnë për Tiranën, që shkon vetëm përpara”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?