Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me banorët e Petrelës, Farkës e Baldushkut: “Kemi vënë dorë kudo! Në mandatin e tretë, investojmë deri në cepin më fundor të Tiranës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj me banorët e Petrelës, Farkës e Baldushkut: “Kemi vënë dorë kudo! Në mandatin e tretë, investojmë deri në cepin më fundor të Tiranës”
Politike

Veliaj me banorët e Petrelës, Farkës e Baldushkut: “Kemi vënë dorë kudo! Në mandatin e tretë, investojmë deri në cepin më fundor të Tiranës”

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ishin në Petrelë, ku zhvilluan një takim me banorët e kësaj zone, por dhe të zonave të Farkës dhe Baldushkut. Veliaj tha se investimet e bashkisë në këto zona, të cilat mund të quhen me krenarë kurora e gjelbër e Tiranës, kanë sjellë një transformim të jashtëzakonshëm.

Vetëm me Parkun e Liqenit të Tiranës, i cili është dyfishuar në sipërfaqe, dhe shtimin e një mushkërie të re për kryeqytetin si Parku i Liqenit të Farkës, është rritur sot pothuajse dyfish vlera e pronës së çdo qytetari që banon në këto zona.

“Tirana kishte vetëm Liqenin e Tiranës, por edhe ky park ishte përgjysmë, se në anën tjetër mblidheshin gjithë rraqet e Tiranës, me susta, lavatriçe e bojlera e hedhurina. Si fillim, e dyfishuam Liqenin e Tiranës, pastaj shtuam parkun e dytë, Parkun e Farkës, i cili ka rritur vlerën e pronës dhe i ka dhënë Tiranës një mushkëri të re. Kur më thonë eja të numërojmë pemët që ke mbjellë, iu them: Numërojini një më një, se aty i keni, te Liqeni i Farkës, përgjatë gjithë Lanës, i keni në Prush, në Baldushk, në Petrelë. Kudo kemi vënë dorë! Po nuk vure dorë, po nuk preke diçka, asgjë nuk ndryshon. Këta që thoshin mos ma prek parkun, mos ma prek lumin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos ma prek Kalanë, mos ma prek Bulevardin, mos ma prek Astirin, por po nuk i preke punët me dorë nuk ndryshon realiteti. Çdo punë që kemi prekur është bërë më e mirë,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Për të gjithë fermerët e zonës, Veliaj tha se sapo është hapur trego agroushqimor i Farkës, ku mund të shesin prodhimet e tyre bio, duke kursyer 70% të kostos që ua merrte deri më tani privati. “Ne duam që fshati të fitojë, fermeri të fitojë, qytetari të fitojë, tregtari të fitoje, jo pronari i tregut. Sot filluam heqjen e monopolit të një tregu privat, që i shiste produktet që prodhohen këtu buzë Erzenit, te serat e Baldushkut, Petrelës, Farkës, sikur vinin nga Kolumbia apo Ekuadori. I shiste sikur të ishin bananet që vinin nga larg, ndërkohë që produktet rriten te nahija jonë, te lagja jonë, shkojnë në anën tjetër të Tiranës, merr fitimin privati dhe kthehen prapë te dyqani i lagjes me një çmim më të lartë. Sot e kemi thyer këtë monopol me tregun e ri agroushqimor, një kontribut i qeverisë dhe i bashkisë. Prandaj, na duhet qeveria se mund t’i bëjmë gjërat bashkë,” deklaroi më tej Veliaj.

Ai tha se të gjitha këto erdhën falë bashkëpunimit me Qeverinë. Sipas tij, vetëm qeverisja socialiste iu gjend pranë, në ditë të vështira, familjeve që u prekën nga tërmeti. “Kur mendoj tërmetin, pandeminë dhe faktin si iu gjendëm pranë njëri-tjetrit, kur mendoj se vetëm në Farkë bëmë 110 shtëpi të reja, të cilat nuk do i bënim dot pa qeverinë, kur këta na thonë na jepni votën që të fitojmë Bashkinë dhe pastaj të rrëzojmë qeverinë, por këta qeverinë nuk e rrëzojnë dot me votë se nuk kanë vota. Këta nuk e rrëzojnë dot qeverinë me protesta. Qeveria punon për ne, për Bashkinë e Tiranës, për qytetarët e Farkës, Baldushkut, Petrelës. Ne qeverinë e kemi tonën, nuk e kemi të hasmit,” u shpreh ai.

Veliaj përmendi edhe një prej investimeve më të mëdha si Unaza e Madhe e Tiranës, e cila jo vetëm i lidh tashmë më shpejt banorët me qendrën e Tiranës, duke i dhënë frymëmarrje trafikut, por i ka rritur vlerën çdo prone deri në periferi.

“Ne duam që të mos ndalojë autostrada në Farkë të Madhe. Prandaj, kanë filluar të 7 lotet e autostradës, nga Farka e Madhe në Surrel, nga Surreli te IKV-ja, nga IKV-ja te ‘Kokonozët’, nga ‘Kokonozët’ te Kodra e Priftit, nga Kodra e Priftit në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan, nga Paskuqani në Kamëz, nga Kamza te ‘Treshi’, e mandej në Laprakë, ku përfundon e gjithë Unaza e Tiranës. Ne duam të vijojmë të njëjtën gjë edhe për disa nga zonat më periferike, siç është ura e re për lagjen e Bonarakëve, që po bëjmë, apo siç janë shumë prej rrugëve rurale. Duam që ky mandat i tretë, tani që kemi mbaruar projektet e mëdha, si Sheshi, Piramida, Tregu Agroushqimor, Unaza, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja, Liqeni i Farkës, të shkojmë deri në cepin fundor, ku çdo shqiptar i mirë ta ketë shërbimin, ta ketë asfaltin, ta ketë rrugën, ta ketë urën,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus
  • 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate

Komentet e Fundit

  1. K R on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  2. Pa emer on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. Ish polic on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  4. Sokol on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. X on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?