Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në klinikë për kolonoskopi, shoqërohet nga 30 policë të forcave speciale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj në klinikë për kolonoskopi, shoqërohet nga 30 policë të forcave speciale
Kronike

Veliaj në klinikë për kolonoskopi, shoqërohet nga 30 policë të forcave speciale

Published: July 17, 2025
Shpërndaje

Rreth 30 policë të forcave speciale kanë shoqëruar sot Erion Veliajn, i cili ka kryer një ndërhyrje në një klinikë në Durrës, e njohur për procedurën e kolonoskopisë.

Kolonoskopia është një procedurë diagnostike mjekësore që lejon ekzaminimin e brendshëm të zorrës së trashë (kolonit) dhe rektumit, për të parandaluar mundësinë e sëmundjeve tumoriale. Veliaj e kryen këtë ndërhyrje rregullisht çdo vit, për shkak të historisë familjare të babait të tij.

Drejtoria e Burgjeve ka refuzuar për dy javë me radhë t’i japë leje për ta kryer ndërhyrjen, dhe vetëm sot e ka lejuar, pasi Ministria e Drejtësisë mundësoi shoqërimin e tij me 30 policë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, tre prej të cilëve kanë qëndruar edhe në sallën e operacionit.

- Publicitet -

Ministri Ulsi Manja nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse e vonoi lejen për dy javë, por ndoshta për shkak se forcat speciale kanë qenë të angazhuara me operacionin në Theth dhe vetëm tani u mundësua shoqërimi i Veliajt, si një kriminel i rrezikshëm, deri në sallën e operacionit.

Dy netë më parë, ndërkohë, forcat speciale kanë kontrolluar në mesnatë qelinë e tij, nën dyshimet se mund të kishte ndonjë telefon të fshehur. Në përfundim nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme, por shumë prej personave të dënuar që qëndrojnë në atë ndërtesë janë trembur se mos u merren edhe atyre telefonat. Por as kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, shtypi është i mbushur me lajme se si e njëjta ministri u lejon kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë dërgimin e eskortave në burg, përdorimin e telefonave dhe vënien në shërbim të tyre të gjithë personelit të burgjeve.

Kjo ngjarje e shëmtuar pason gjyqin në Gjykatën e Lartë, vendimi i së cilës ishte unanim: që Veliaj të qëndrojë në arrest, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë formale.

Të tre gjyqtarët njihen për lidhjet e forta me pushtetin dhe me ministrin Manja, dhe kjo shpjegon shumë gjëra përse Veliaj nuk është vetëm viktimë e SPAK-ut, por edhe pjesë e një fushate linçuese nga vetë pushteti i Partisë Socialiste.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?