Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Në kohën e Saliut dhe Ilirit evenimenti më i madh rinor ishte ndarja e tortës së Pavarësisë me kova dhe legenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Në kohën e Saliut dhe Ilirit evenimenti më i madh rinor ishte ndarja e tortës së Pavarësisë me kova dhe legenë
Politike

Veliaj: Në kohën e Saliut dhe Ilirit evenimenti më i madh rinor ishte ndarja e tortës së Pavarësisë me kova dhe legenë

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot se në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe drejtor i Rinisë ishte kandidati i tyre sot, eventi më i rëndësishëm rinor dhe kulturor ishte ndarja me kova e legenë e tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Ky dhëndri ynë që kandidon, ka qenë drejtor te Rinia dhe Kultura. A ju kujtohet evenimenti më i madh kulturor dhe rinor i Bashkisë së Tiranës në ato vite? Ju kujtohet torta e Pavarësisë? Disa prej jush e kujtojnë me turp, se thoni ‘s’më besohet që kam qenë pjesë edhe e asaj administrate’. Ju kujtohet momenti kur iu tha shqiptarëve: ‘Ejani me kova, me legena, me kazanë dhe të kapim nga një copë të tortës’? Kur i dëgjon sot këta të sapllakes, këta të kalit blu dhe këta të legenëve me tortë, ti thua: ‘E pabesueshme’. Sa për të qeshur, siç po qeshim, dhe mirë është të qeshim nga pak, por është edhe për të qarë. Ju kujtohet si ishte Bashkia e Tiranës? E mbushur me graffiti? Një bashki që nuk ruante dot godinën e vet, zyrën e kryetarit të vet, se ndotja fillonte këtu. Ju kujtohet që një pjesë e bashkisë punonte te kontejnerët mbrapa? Tundin kokën ata që e mbajnë mend. Kemi kaluar shumë histori tragjikomike”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se sot ekipi i kësaj bashkie meriton ta mbajë kokën lart pasi është bërë pjesë e një transformimi të jashtëzakonshëm. “Është shumë e rëndësishme që përballë këtij krahasimi grotesk, qesharak, satirik, përballë kësaj tragjikomedie, që ka kaluar Bashkia e Tiranës, sot që i kemi kthyer dinjitetin institucionit, sot që kjo skuadër punon si asnjë skuadër që mund të kem parë në të gjitha bashkitë ku unë kam vizituar, meriton ta ketë kokën lart dhe të vazhdojë përpara me gjithë punët që kemi nisur në Tiranë. Sot dua që me të gjithë punën që kemi nisur me Teknologjinë e Informacionit, ne të jemi një qytet që ecim përpara. Ëndrra ime është që, siç jemi Qyteti Europian i Sportit, kemi qenë i Rinisë, të jemi tashmë Kryeqyteti më i digjitalizuar në Europë dhe sot i kemi të gjitha mundësitë,” tha Veliaj në fjalën e tij.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Etja e papërmbajtur për dukjen
  • ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”
  • Debati për devijimin e lumit Ibër, BE kritika Serbisë
  • Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  • Rikthimi i krizës rrezikon milionat e premtuara nga BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  2. . on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Valbona on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  4. ¿? on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  5. demo on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?