Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Njësinë nr.7: Të mos kesh diplomën e gjimnazit është e rëndë, por më e rëndë është të bëhesh sapun për fytyrat e Berishës dhe Metës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në Njësinë nr.7: Të mos kesh diplomën e gjimnazit është e rëndë, por më e rëndë është të bëhesh sapun për fytyrat e Berishës dhe Metës
AktualitetPolitike

Veliaj në Njësinë nr.7: Të mos kesh diplomën e gjimnazit është e rëndë, por më e rëndë është të bëhesh sapun për fytyrat e Berishës dhe Metës

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

 

 Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet, tha se është turp të jesh detergjenti për të larë fytyrën që nuk mund të lahet e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas Veliajt, mospasja e diplomës së shkollës së mesme për një nga kandidatët është e rëndë, por më e rëndë është të shërbesh si sapun për Berishën dhe Metën.

“Disa prej tyre nxjerrin edhe gishtin e mesit, kur kërkojnë të votohen nga populli. Turp i madh! Por, Etilda ka të drejtë kur tha se duhet diploma e gjimnazit… prandaj duhet diplomë e maturës, e pjekjes sepse një njeri i pjekur në 2023 nuk nxjerr gishtin e mesit për të kërkuar vota dhe për të lidhur kontratë që t’i shërbejë dikujt. E merrni ju dikë në punë që ju nxjerr gishtin e mesit? Turp! Por, nuk është ky problemi më i madh. Problemi më i madh është që ata janë sapun dhe detergjente për fytyrën që nuk lahet dot të Saliut e të Ilirit. Ky është problem më i madh se gishtat e se diplomat”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se opozita mungoi 4 vjet në punë, që përkuan me tërmetin dhe pandeminë, kohët më të vështira për njerëzit. “Një nxënës, i cili nuk shkon 4 vjet në shkollë, mund të marrë diplomë? Përveç atij kandidatit tonë, e kam fjalën për të tjerët, a mund të marrin diplomë? Jo! As 4 vjet, as 4 muaj, as 4 javë, as 4 ditë, por 4 minuta të vonohet një fëmijë, një nxënës në orë të pare, e merr mungesë dhe duhet ta negociojmë nëse e kapi apo s’e kapi orën e parë. Ne një kalama që nxjerr gishtin e mesit e nxjerrim nga klasa, një kalama një nuk vjen 4 minuta merr mungesë. Por në datën 14 maj ne do braktisim ata që na çuan mbrapa e ne ecim vetëm përpara”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se ata që shkatërrojnë shtëpinë e tyre, nuk mund të rregullojnë shtëpitë tona, ndërsa shtoi se njëri është non-grata, i izoluar, që nuk del dot askund, ndërsa tjetri, Ilir Meta, njeriu që ka degjeneruar më shumë Saliun, sot është aleati i tij.

“E patë çfarë i bënë shtëpisë së tyre? Ju kujtohet 8 janari? Ju kujtohet se çfarë i bënë selisë së tyre? Dolën tek sheshi “Skënderbej” me bishta lopatash, me shkopa bejsbolli, me shkallë dhe thashë se do bëjnë ndonjë punë për Tiranën. Por, kur hap televizorin, shkopi i bejsbollit ishte për të çarë kafkën e shokut; vareja ishte për të shqyer dyert e shtëpisë; bishtat e lopatës ishin për ta bërë kurrizin më të butë se barku, të anëtarëve të familjes së tyre; njerëz që djegin, shkatërrojnë, dhunojnë familjen e tyre, nuk ndihmojnë dot familjet tona. Nëse propozimi ynë është që të ecim përpara, propozimi i tyre është që të ecim mbrapa. Sot, Saliu është ‘non grata’. Nëse e ke emrin Sali, nuk shkon dot në Rinas, ti je sot njeriu më i izoluar. Ai thotë: Meqë kam unë hall, u bëftë halli im halli i të gjithëve! Kurse ne themi: Nëse dikush ka halle, t’i gjejmë zgjidhje hallit. Por Saliu nuk ka ngelur vetëm në këtë hall. Nuk është vetëm ai non grata. E ka edhe një shok të vet, Ilir Metën, që deri dje e fuste në burg, deri dje sabotonte çdo qeveri, ka rrëzuar gjithë qeveritë e PD. Por Saliu ka sindromën e Stokholmit. Ka rënë në dashuri me atë që e dhunonte, ka rënë në dashuri me atë që e ka dhunuar më shumë, atë dhe të birin. Se ju kujtohet Ilir Meta! Tha: E dhashë njëherë dorëheqjen për Zenin. Unë nuk do jap dorëheqjen tërë kohën. Pra, njeriu që ka degjeneruar më shumë Saliun dhe Zenin dhe gjithë PD është sot aleati i tij”, nënvizoi Veliaj.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?