Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Rrogozhinë e Kavajë: Fitojmë betejën e ardhshme me sukses, vulëhumburit oborrin e partisë e mbushin me Range Rover
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj në Rrogozhinë e Kavajë: Fitojmë betejën e ardhshme me sukses, vulëhumburit oborrin e partisë e mbushin me Range Rover
Politike

Veliaj në Rrogozhinë e Kavajë: Fitojmë betejën e ardhshme me sukses, vulëhumburit oborrin e partisë e mbushin me Range Rover

Published: March 5, 2023
Shpërndaje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar disa takime elektorale pasditen e sotme në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Në takimin me socialistët në Rrogozhinë, Veliaj tha se Partia Socialiste e kërkon votën për të bërë më shumë punë për qytetarët, ndërsa opozita i përdor qytetarët për të mbushur autobusët e “revolucioneve”.

  “Kur në Tiranë je drejtori i bingove, basteve dhe lojërave të fatit të Saliut dhe sa vijnë zgjedhjet transferohesh në Rrogozhinë, që t’i shfrytëzosh njerëzit për zgjedhje, kjo është fyerje. Ndaj, ftesa ime për ata që janë të djathtë – aq pak sa kanë ngelur në Rrogozhinë – është: ‘O shokë, pse pranoni të fyheni nga partia juaj?

- Publicitet -

Pse pranoni të bëheni mish për top – mbush autobusë, mbush furgonë për të ardhur në Tiranë dhe për të lënë nam me një revolucion që është bërë skandal? Është bërë turpi i botës të shohësh se si vijnë me Range Rover gjithë oborri i partisë. E keni parë se si i gjejnë paratë për autobusë, për sufllaqe, për kamiona e për bataliona? Por nuk kanë mundësi të ndihmojnë njerëzit, qoftë edhe të partisë së tyre”, u shpreh Veliaj.

“Është tallje për demokratët që të vijë si kandidat këtu ai i bingove dhe i lojërave të fatit. Çimi e do pushtetin që të mbushë furgonët për revolucion, njësoj siç bënte Xhelal Mziu në Kamëz.

Pra, ti e do instrumentin që quhet bashki, që të bësh revolucion për Sali vulëhumburin! Bashkia, qeveria, administrata, institucionet janë për të zgjidhur hallet e njerëzve, jo hallet e politikanëve, që u ka humbur vula, që i kanë punët keq dhe që do i kenë keq e më keq sepse do ta mbyllin me turp edhe jetën politike, edhe jetën fizike.

Kjo është diferenca mes atyre që pushtetin e duan që të bëjnë punë dhe atyre që pushtetin e duan që të gjejnë vulë dhe me atë vulë të bëjnë revolucion, që s’ka për të ndodhur kurrë sepse Shqipëria i ka punët vetëm për lart dhe jo më për poshtë,” nënvizoi Veliaj.

Ndërsa në Kavajë, i shoqëruar nga kryetari i kësaj bashkie, Redjan Krali dhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj, Veliaj, u takua me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.

Ai u shpreh se Kavaja prej kohësh e ka kuptuar që bastioni i vetëm është familja dhe jo partia.

“Kavaja nuk është bastion partish. Kavaja është një bastion zemrash, është një bastion idealesh, është një bastion dashurie, një bastion mbarësie dhe mirësie. Kjo do të thotë që, në qoftë se kemi kuptuar një gjë nga kjo punë, është se partia kryesore nuk është as PS, as PD. Partia kryesore është familja jote.

Të gjitha partitë e tjera vihen në garë që t’i shërbejnë familjes tënde dhe në qoftë se me Redi Kralin këtu në Kavajë, me Edi Ramën në Tiranë, në krye të gjithë Shqipërisë, dhe me gjithë skuadrën tonë, i kemi shërbyer familjeve të Kavajës, atëherë meritojmë ta mbajmë kokën lart e të fitojmë edhe betejën e ardhshme me sukses këtu në Kavajë,” deklaroi Veliaj.

Ai ka falënderuar të gjitha gratë e vajzat, që kanë shërbyer sidomos në sektorë jetësorë publikë, e veçanërisht në momente të vështira si ai i pandemisë që kaluam.

“Ju falënderoj me gjithë zemër për gjithë këtë angazhim të jashtëzakonshëm, nga ato që shërbejnë aty ku ne kemi fëmijët tanë në çerdhe, kopshte e shkolla, mësueset, edukatorët e psikologet që punojnë me kaq shumë dashuri.

Tani që kemi edhe çerdhe, kopshte që janë bërë më të mira, edhe puna është bërë pak më e kollajtë. Dua të falënderoj të gjitha ato që janë doktoresha e infermiere. Në ditët më të vështira të pandemisë ishin edhe më të forta se burrat, e ndërkohë i shërbyen familjes së tyre dhe gjithë qytetit tonë.

Jam i përulur me respekt për të gjitha gratë e vajzat që punojnë në Bashkinë e Kavajës e kanë transformuar totalisht faqen e qytetit, por nuk besoj që ka një angazhim më të madh sesa të jesh një nënë, apo një gjyshe. Ju faleminderit nga zemra dhe ju përulem me shumë respekt e mirënjohje. Gëzuar festën,” uroi Veliaj.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?