Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Rrogozhinë: Nuk i trajtojmë qytetarët si plaçkë, do e mundim bindshëm bixhozxhiun e Saliut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në Rrogozhinë: Nuk i trajtojmë qytetarët si plaçkë, do e mundim bindshëm bixhozxhiun e Saliut
AktualitetPolitike

Veliaj në Rrogozhinë: Nuk i trajtojmë qytetarët si plaçkë, do e mundim bindshëm bixhozxhiun e Saliut

Published: July 19, 2023
Shpërndaje

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, denoncoi pazaret e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Rrogozhinës. Gjatë një takimi me banorët në Kryevidh, ai tregoi një mesazh që kishte marrë nga kandidati i opozitës dhe theksoi se PS nuk bën pazar me askënd dhe se fuqia e saj janë njerëzit.

“Ky që kemi përballë, më çoi fjalë para disa ditësh, më tha: ‘Kam harxhuar shumë në fushatë, po m’i kompensuat, unë iki vetë’. I them atij që më çoi mesazhin: Së pari, unë s’kam bërë kurrë pazar, se as kam mundësi, as nuk dua ta kem këtë mundësi për të bërë pazar. Së dyti, unë besoj se trimat rrinë në luftë deri në fund. Së treti, unë besoj se atë burrë, që e trajton Rrogozhinën si një markatë kecash, që i blen votat si të jenë keca, do ta mundim me një fitore të pastër. Ne nuk jemi parti pazaresh. Fakti që ai po kërkon pazar, do të thotë se nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut, si ish drejtues i lojërave të fatit”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai shprehu bindjen se PS më 23 korrik do të marrë një fitore të pastër. “E dini si sillet bixhozçiu? Çdo bixhozxhi i rrahur mendon se te dora e radhës do kompensojë ato që ka humbur më përpara. Pastaj, te dora tjetër do kompensojë edhe këtë që humbi. Te dora tjetër pra, ai thotë: ‘Humba dorën e parë, humba edhe një tufë me lekë në gjykatë’, se mendonte që gjykata do ia jepte aforfe, ‘humba edhe kësaj here’. Përgjigjja ime nga Kryevidhi është: Nuk ka pazare se ne jemi një forcë që nuk bën pazare me jetën e njerëzve, as me projektet e njerëzve, as me votat, as me fatet e njerëzve. Ne do ta mundim 8-2 siç i ka hije Partisë Socialiste. Nuk ka pazar me matrapazët, nuk ka pazar me bixhozxhinjtë, nuk ka pazar me ata që djegin shtëpinë e tyre. Pra, meqë e donte përgjigjen nga unë, po ia jap live: Ne pazar me bixhozxhinjtë, që e trajtojnë miletin si plaçkë për t’ia çuar Saliut dhe për t’i thënë – “ja i bleva kecat” – nuk bëjmë”, nënvizoi Veliaj.

Ai u shpreh se PS ka zgjedhur rrugën e së vërtetës, duke komunikuar me qytetarët. “Pas të dielës vjen e hëna dhe të hënën duhet të matesh me premtimet. Është më e mirë t’u thuash njerëzve të vërtetën, kjo bëhet, kjo s’bëhet, kjo është e mundur, kjo s’është e mundur, që të kemi mundësi të hënën ta shohim njëri-tjetrin në sy. Për të gjitha gjërat që themi, ato do të bëhen dhe të gjitha gjërat që bëhen janë pikërisht sepse i kemi thënë në fushatë”, theksoi Veliaj

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave
  • Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autori: Më ngacmoi të dashurën
  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Komentet e Fundit

  1. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  2. VK on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Replikusi kosov on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  4. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  5. Janessa Murray on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?