Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Zall-Bastar: Na është kthyer Sudja e fajdeve si kandidat, që premton çdo gjë falas!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në Zall-Bastar: Na është kthyer Sudja e fajdeve si kandidat, që premton çdo gjë falas!
AktualitetKryesorePolitike

Veliaj në Zall-Bastar: Na është kthyer Sudja e fajdeve si kandidat, që premton çdo gjë falas!

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Nga Zall-Bastari, në një takim me banorët atje, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se zgjedhja më e mirë që qyteti të vazhdojë të ecë përpara është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ai theksoi se vendit nuk i duhet më një parti që të braktis, të lë në baltë e të çon mbrapa, por i duhet një parti që e çon vendin vetëm përpara me punë.

“Kur politika ikën 4 vjet nga Parlamenti, ikën 4 vjet nga Këshilli Bashkiak, ikën 4 vjet nga sistemi sepse thotë ‘meqë s’fitova unë, në djall vaftë, unë nuk shkoj fare’, pyetja është: Pse duhet t’i marrim në punë ca politikanë që kanë 4 vjet që janë zhdukur dhe tani që u bë deti kos, secili me lugën në brez dhe thotë ‘falas kjo, falas ajo’. Por, ata që u zhdukën katër vjet – jo në katër vite të lehta, por në katër vitet më të vështira të Shqipërisë – nuk e meritojnë mbështetjen tonë. Ata që ishin aty për të shërbyer, ishin aty për të ndihmuar, ishin aty për të bashkuar njerëzit, ata e meritojnë mbështetjen tonë. Dua t’ju ftoj publikisht që të vazhdojmë përpara. Me ‘indietro’, edhe shoferi më i mirë sa metra do bëjë? Këta thonë meqë unë kam hall, paçi halle të gjithë. Kurse ne themi meqë ne kemi punë, pafshim hajër të gjithë. Kjo është diferenca”, tha Veliaj.

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës tha se halli i opozitës është se nuk kalojnë dot në Rinas, sepse janë shpallur ‘non-grata’. Ai krahasoi premtimet e kundërshtarit politik me Suden e fajdeve, e cila premtonte gjëra falas. “Ai [Berisha] thotë, ‘unë kam hall se nuk shkoj dot në Rinas, nuk më japin vizë amerikane, jam non-grata, s’më takon njëri, kam ngelur tek-pull’. E keni parë si del, si i çmendur në televizor? Kjo bashki ka bërë qendra sociale për të moshuarit, ka psikologë, punonjës socialë, që edhe njerëz si Saliu, të kenë shpresë një ditë, që pavarësisht se janë ‘non-grata’, të mos iu mungojë dashuria dhe respekti në të gjitha qendrat sociale ku merremi me rastet e vështira. Kush e mban mend Suden, edhe Sudja falas thoshte. Ju kujtohet Sudja, kur dilte te rruga e Elbasanit, te kati -1? ‘Mbaroi’ tha Sudja, ‘s’ka më falas’. Mbaroi pra, mbaroi. Se i futën njerëzit lekët në fajde se u tha Saliu i keni të sigurta te Sudja.

- Publicitet -

Tani vjen një Sude tjetër: njëherë vjen Sudja duke fjetur gjumë, njëherë vjen si kandidat për bashkinë, por është e njëjta Sude. Ju kujtohet çfarë kishte falas qeveria e tyre në Bashkinë e Tiranës? Tortën e Pavarësisë. Vetëm ajo ishte falas. Kap govatë, kap legen e kap kovë e secili kapte nga një copë torte. Ky është mentaliteti i tyre. E shohin shtetin si ato hordhitë, ta kapim, ta marrim. Ç’a do marrësh? Shteti, bashkia, qeveria, këshilli, janë për të bërë punë, jo për të ndarë tortë. Janë që Shqipëria të ecë përpara, Tirana të ecë përpara, Zall-Bastari të ecë përpara”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?