Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga Kombinati: Ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut në Stadium, Imagjinoni ç’ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-at”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj nga Kombinati: Ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut në Stadium, Imagjinoni ç’ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-at”
Politike

Veliaj nga Kombinati: Ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut në Stadium, Imagjinoni ç’ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-at”

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, nga Njësia 6, ku zhvilloi një takim me banorët e Kombinatit, ironizoi koalicionin e dyshes Berisha-Meta, të cilët nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Tiranë që pas hapjes së fushatës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

“Teorikisht ata i bënë të 3-tat e tragjedisë së Saliut. Tani, në qoftë se me të 3-tat s’kanë dalë ende nga shtëpia, imagjino çfarë ndodh pas 14 majit, kur të kenë të 40-tat!”, tha Veliaj.

Ai tha se partia tjetër vetëm po gënjen dhe se kur e ka braksitur popullin 4 vite, nuk e ka problem ta braktisë prapë, siç po bën edhe në ditët e fushatës që nuk po duken gjëkundi.

- Publicitet -

“E keni vënë re se që kur ndodhi ajo e stadiumit, se ishte si ditë vakie – Saliu u fliste karrigeve – kur të kenë të 40-tat, s’do dalin më në rrugë. Më vjen keq për krahasimin se është për të qeshur dhe për të qarë. Ne i mbajmë mend fushatat kur drejtonin ata. E mbaj mend çfarë ndodhte në “Kombinat”, si kërciste kallashi në ’96-’97, si u vranë njerëzit me njëri-tjetrin, si dilte Sudja dhe thoshte: “Falas, falas, falas, falas”, deri sa doli Sudja pastaj e tha: “S’ka më lekë”, edhe e mbylli qepenin. Sepse nuk ka asgjë falas. Këta që thonë sot do ta bëjmë falas transportin, e kanë Bashkinë e Shkodrës – në Tiranë kemi 20 linja autobusësh në qytet dhe 19 në fshat, kurse në Shkodër kanë vetëm një linjë – le ta bëjnë falas. Po të shikoni ata kanë dy programe. Një program është për ata që tashmë i kanë rrejt. Kurse programi tjetër është për ata që duhet t’i rrejnë. Në Shkodër ata nuk shkojnë dot me autobusin falas, se me të drejtë një njeri në Shkodër thotë: “Po ti e ke bashkinë, bëje falas, kush po të pengon ty?”. Ndërkohë, për ne që e kemi përjetuar prej vitesh çfarë do të thotë të udhëhiqesh nga këta, ne jemi ata që duhet me u rrejt, me histori që nuk kanë asnjë pikë baze”, u shpreh Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?