Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga Njësia 4: “Sot mund të protestohet lirisht, por është turp të djegësh goma“
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj nga Njësia 4: “Sot mund të protestohet lirisht, por është turp të djegësh goma“
Politike

Veliaj nga Njësia 4: “Sot mund të protestohet lirisht, por është turp të djegësh goma“

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe protestat e dhunshme të opozitës në takimin me socialistët e Njësisë 4. Ai siguroi se pavarësisht tyre, punët në Tiranë nuk do të ndalen.

“Ka qenë një kohë kur ishte shumë e vështirë të ishe socialist. Nuk jemi për të kujtuar as ’96, as ’97, as referendumin e ’94-ës, as ato ditë të mallkuara të vëllavrasjes shqiptar me shqiptar dhe futjes së politikës në çdo qelizë tonën. As ato histori të vështira të opozitës së dytë me 21 janarin dhe me mënyrën sesi dhunoheshin socialistët, sesi ata që qeverisnin bënin karrierë kush rrëmbente një socialist, kush rrihte në sheshin “Skënderbej” një socialist, kush zhdukte një socialist, apo kush vriste një socialist, siç ndodhi në 21 janar. Edhe ato qofshin të shkuara dhe të harruara jo vetëm për socialistët, por për të gjithë shqiptarët. Sot, ti mund të protestosh sa të duash te “5 maji”, por nuk do të thotë se puna do të ndalet; mund të djegësh goma, mund të bllokosh, mund të çosh në gjyq. Por, një gjë është e sigurt, po e morën në dorë punën socialistët, do ta çojnë deri në fund atë. Ndaj, më vjen mirë që shumica e banorëve te “5 Maji” janë futur në shtëpi dhe pjesa e mbetur do të futet këtë verë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë PS, kanë përfituar edhe ata që protestojnë sot, pasi Tirana është e mbushur me turistë që sjellin ekonomi. “Ti mund t’i djegësh gomat edhe para Parlamentit, edhe para bashkisë, por është turp për ata që e bëjnë këtë. Është viti 2024, Tirana është e mbushur me turistë, të cilët nuk vijnë dhe rrinë vetëm në hotele socialistësh. Por, konsumojnë ushqim, blejnë, sjellin financa dhe rrisin gjithë mirëqenien e Tiranës. Kur ne ndërtojmë pallate te “5 Maji”, s’i kemi ndërtuar për socialistët, asnjë s’ka paraqitur teserën e partisë në njësi. Por, shpërndahen sipas nevojës. Kujt iu prish pallati, merr shtëpi në pallatin e ri sipas metrave katrorë që kishin”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Ai tha se ndryshe nga qeverisja e shkuar, PS është treguar e kujdesshme që askush të mos mbetet pas dhe të vuajë nga vështirësitë. “Më kujtohet kur morëm detyrën në qeveri në 2013-ën. Ju kujtohet si ishte “Pallati me shigjeta”? I kishin nxjerrë të gjithë njerëzit në rruge, që të flinin në një nga korsitë e rrugës. Ne sot, për faje që s’i ka PS-ja, siç ishte tërmeti, siç ishte pandemia, po bëjmë kompensim për metra katror të të gjitha shtëpive, edhe të atyre që ishin pronarë, ose që jetonin me legalizim në ato toka, për t’u siguruar që edhe puna të bëhet, por asnjeri të mos mbetet pas dhe asnjëri të vuajë pasojat e asaj situatë të vështirë”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin
  • Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

Komentet e Fundit

  1. Delvina on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Xha Teme Analisti on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. demo on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. Emigranti on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  5. Biku on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?