Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Një parti që s’mbush dot gropat e oborrit të saj, s’mund të bëjë dot kurrë punë për Tiranën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Një parti që s’mbush dot gropat e oborrit të saj, s’mund të bëjë dot kurrë punë për Tiranën!
AktualitetPolitike

Veliaj: Një parti që s’mbush dot gropat e oborrit të saj, s’mund të bëjë dot kurrë punë për Tiranën!

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se një parti e cila nuk mbush dot gropat e oborrit të saj, nuk mund të bëjë dot asnjë punë në Tiranë. “Për të gjithë ata që i sulen shërbimit të pastrimit të Tiranës dhe duan që Tirana të kthehet në kohën e zhulit, e për të gjithë ata që thonë se do i bëjmë të gjithë këto gjëra pa lekë, kam vetëm një gjë për t’u thënë: Shikoni si i kanë selitë e partive tëi tyre! Kaloni përpara selisë së PD-së dhe shikoni si i parkojnë makinat; do kuptoni se ata që nuk dinë të parkojnë tek shtëpia e tyre, nuk rregullojnë dot parkimin në Tiranë.

Shikoni si e kanë zënë gjithnjë korsinë e autobusëve, si i vendosin Range Rover-at kalapiç njëra mbi tjetrën, pastaj shikoni asfaltin në oborrin e PD! Plot me gropa! A thua se është selia e një partie në Ukrainë, që sapo është bombarduar. Një parti që nuk mbush dot gropat e oborrit të saj, do mbushë gropat dhe do asfaltojë Tiranën? Shikoni sa ndërtime pa leje kanë në oborrin e tyre. Kanë tre kafe pa leje, në oborr të tyre. Ata që nuk pastrojnë dot oborrin e tyre nga inertet, nga ndërtimet pa leje, nga trastat, nga hunjtë – ende nuk kanë pastruar hunjtë e sherrit të fundit, kur dogjën partitë e tyre – ata që djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpitë tona?! Ata që nuk pastrojnë dot plehrat e oborrit të tyre, do pastrojnë Tiranën tonë?

Ata që nuk dinë të parkojnë makinat e tyre, do rregullojnë parkimin në Tiranë?! Ata që nuk i hedhin dot një kovë asfalt? Quaje si të duash, elektoral, demokratik, liri-demokraci, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, por ata që nuk mbushin dot gropat e tyre, të një oborri partie, do rregullojnë 1250 kilometra katrorë të Tiranës?! Ndaj, motra e vëllezër, kokën lart, se ka vetëm një grup, vetëm një skuadër, ka vetëm një ekip i Bashkisë së Tiranës që mund të pastrojë qytetin, që mund të rregullojë rrugët, të sistemojë trafikun dhe parkimin dhe që mund ta bëjë gjithë këtë pa qenë të idhnuar!”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?