Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj për mashtrimin e Berishës me foton e kitaristit te grupit “The Eagles”: Është më shumë pacient sesa kundërshtar, është për t’u mishëruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj për mashtrimin e Berishës me foton e kitaristit te grupit “The Eagles”: Është më shumë pacient sesa kundërshtar, është për t’u mishëruar
AktualitetPolitike

Veliaj për mashtrimin e Berishës me foton e kitaristit te grupit “The Eagles”: Është më shumë pacient sesa kundërshtar, është për t’u mishëruar

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

“Kjo është një marrëzi e denjë për një njeri që është i sëmurë psikik”. Kështu e cilësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës fake news-in e prodhuar nga Sali Berisha, se Erion Veliaj ka qenë në Iran në vitin 2008.

Veliaj tha se fotoja për të cilën Berisha e akuzonte se ishte në Iran, i përkiste në fakt kitaristit të grupit “Eagles”, Joe Walsh, e realizuar në vitin 1976.

“Kjo punë më ka bërë që të duroj edhe çmenduri të jashtëzakonshme, edhe kur shikoj fotot të Saliut që shkonte studio më studio dhe tregonte fotot e një kitaristi – pra qartazi kishte rënë viktimë e një rrengu edhe një loje – një njeri, që pretendon se ka kontakt me shërbimet sekrete, ndërkohë çdokush, çdo anonim, mund t’i çojë lloj-lloj marrëzish dhe të sigurohet që Sali Berisha del në të gjitha mediat kryesore me foto të kitaristit të famshëm të “The Eagles”, në kohën që ata bënin turin e “Hotel California”. Tani, se si Erion Veliaj, që ka lindur në ’79-ën, në ’76-ën qenka bërë ‘rockstar’, pastaj ka kënduar “Hotel California”, ka bërë këtë tur, pastaj është lidhur edhe me Iranin, ndërkohë që në Iran atëherë ka qenë koha e Shahut, Reza Pahlavit, ende nuk ishte rrëzuar Shahu nga forcat ekstremiste fetare dhe ndërkohë e paskam blerë 3 vite përpara se të lindja një incenerator që e kam ruajtur këto vite, që kur të bëhesha kryetar bashkie ta përdornim në Sharrë – kjo është një marrëzi e denjë për një njeri që është i sëmurë psikik. Edhe e them me keqardhje këtë. Deri dje, Saliun, unë, PS-ja e kemi trajtuar si kundërshtar. Kur ti i thua tjetrit kundërshtar, praktikisht ti po e respekton, se do të thotë që është i denjë që të përballesh dhe përplasesh. Sot ai është më shumë pacient sesa kundërshtar. Edhe thirrja ime për Zenin dhe për Argitën, është: Lidheni babin! Është vërtet e dhimbshme të shikosh sesi një njeri që ka qenë president, ka qenë kryeministër, ka drejtuar opozitën kaq kohë, pavarësisht të këqijave që i ka bërë vendit që sigurisht askush nuk i harron, por në këtë fazë ai është për t’u mëshiruar, më shumë sesa për t’u urryer”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Por, çfarë ndodhi në emisionin e Blendi Fevziut?

Prej disa ditësh Sali Berisha po përpiqet të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran.

Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk. Ndërkaq, i vetmi që hodhi dyshime mbi atë foto dhe që u tall që në fillim, ishte drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.

Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitarristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Ëalsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën.

Nuk dihet nëse dikush, ndoshta i fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, ka vendosur të tallet keq me Berishën, por nëse e ka bërë, i themi se nuk është mirë të tallesh me një plak 80-vjeçar.
Ndërkohë, pak ditë më parë u zhvillua dhe seanca e parë gjyqit në GJKKO, pasi Veliaj e denoncoi Berishën për shpifje në lidhje me këto deklarata. Pasi vetë Sali Berisha mungoi në këtë seancë, gjyqtari i çështjes vendosi që policia të ndërhyjë për të sjellë në seancë ish- Kryeministrin. Ky i fundit, ndonëse kishte marrë dijeni për gjyqin, nuk pranoi për t’u ballafaquar me Veliajn për akuzën e shpifjes.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sulmet e Ramës dhe Berishës kundër SPAK, përgjigjet Braho: Retorikë politike, më vjen mirë
  • Lirohen pastruesja e Alda Klosit, e qindramijë eurove të fshehura në banesë dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
  • “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  • Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
  • Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Komentet e Fundit

  1. K R on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Pushtimi i Shqipërisë nga Ramo on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Ivanka on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  4. L on E dashur Europë…
  5. Anonymous on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?