Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj për transportin falas: Ka aventurierë që flasin për avionë e trena falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj për transportin falas: Ka aventurierë që flasin për avionë e trena falas
Politike

Veliaj për transportin falas: Ka aventurierë që flasin për avionë e trena falas

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Në një intervistë për Neës 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se transporti falas është një ide e parealizueshme. “Nuk mund të premtosh njëkohësisht edhe të ulësh taksat, por edhe të rrisësh shpenzimet. Është si të thuash, do ulim prodhimin e qumështit, por do shtohet shumë prodhimi i djathit. Një gjë e tillë nuk funksionon. Le të bëjmë një fushatë që pavarësisht rezultatit, të mos humbasin fytyrën. Kam përshtypjen se disa njerëz kanë vendosur të humbasin edhe rezultatin, edhe fytyrën. Unë jam këtu duke ditur që rezultatet që kemi pasur deri tani, por edhe sondazhet, na nxjerrin fitues në datën 14 maj. Në 15 Maj kush gënjeu dhe humbi, do harrohet. Ata që fitojnë duhet të mbajnë premtimet”, tha ai.

Më tej, Veliaj sqaroi se nuk është momenti për aventura, por për vazhdimin e projekteve dhe ideve që mund të realizohen.

“Qytetet që e kanë bërë transportin falas, janë qytete që tashmë e kanë pasur të subvencionuar këtë shërbim në mbi 90% të tij, siç ka qenë rasti i Luksembugurt. Qytetet e tjera, si Talini, që e kanë bërë këtë eksperiment, kanë dështuar me sukses. Nuk mund të thuash se nuk do paguajmë pastrimin e qytetit, por do bëjmë transportin falas. Në Talin, kryetari i Bashkisë jo vetëm që humbi zgjedhjet, por dështoi dhe e falimentoi qytetin me aventura të tilla. Aventura të tilla Tirana i provoi njëherë në 2011-ën, ishte aventura e tramit imagjinar. Për çdo aventurier tjetër që thotë se do i bëjmë edhe avionët falas, edhe trenat falas, na kujton tramin. E kuptoj se kur gënjehemi një herë është faji i atij që na gënjeu – i Partisë Demokratike dhe delfinit të Saliut, i cili në atë kohë ishte Lulzim Basha – por, nëse vjen një delfin tjetër i Saliut me një gënjeshtër të radhës për të harruar se është person non grata dhe që Tirana kurrë nuk mund të qeveriset nga një forcë që është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, atëherë është faji ynë nëse gënjehemi nga ata që e dinë që nuk do i fitojnë zgjedhjet, por janë në garë të kapin ç’a të kapin dhe thonë një gënjeshtër të radhës. Unë nuk e bëj dot këtë dhe jam përgatitur që të hënën e datës 15 Maj të zgjohem dhe të qeveris Tiranën. Kjo do të thotë se nuk ia lejoj dot vetes që, për tre ose katër vota, të them marrëzi të tilla, që nuk ndodhin dhe nuk kanë logjikë ekonomike, por nuk do të votohen as nga qytetarët, sidomos pasi kanë provuar shijen e tramit, që nuk u materializua askund. Ndaj, dua të vazhdojmë me projekte që mund të realizohen”, sqaroi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  • Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  • 14 korrik 2026
  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  2. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  4. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  5. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?