Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kryetarin e Parlamentit austriak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë; Sobotka: Tirana, një kryeqytet magjepsës! Është rritur shumë në vitet e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj pret kryetarin e Parlamentit austriak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë; Sobotka: Tirana, një kryeqytet magjepsës! Është rritur shumë në vitet e fundit
Politike

Veliaj pret kryetarin e Parlamentit austriak: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë; Sobotka: Tirana, një kryeqytet magjepsës! Është rritur shumë në vitet e fundit

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Veliaj tha se Austria është një prej vendeve që e ka mbështetur Shqipërinë më fort në rrugën e saj të integrimit drejt Bashkimit Europian.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që kryetari i Parlamentit të Austrisë ishte në Tiranë. Austria është një nga vendet më miqësore, më promovuese, avokate e Shqipërisë dhe si një avokate e denjë Viena, Austria ka qenë një nxitëse e një Tirane, e një Shqipërie që zhvillohet, që bashkohet me familjen europiane dhe që e konsideron Europën një destinacion brenda nesh dhe jo një destinacion ku ne largohemi. Ndaj dhe jam shumë mirënjohës,” u shpreh kryebashkiaku.

Teksa i dhuroi Kullën e Sahatit, si një simbolikë e mikpritjes së Tiranës, Veliaj tha se Viena, si një kryeqytet i Europës, ka kontribut të madh në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të qendrueshëm në rajon. “Unë besoj gjithmonë e më shumë që Viena është kryeqytet jo vetëm i Austrisë, por është kryeqyteti i gjithë Europës. Në këtë sens, parlamenti austriak është kyç për të promovuar dhe për të qenë një zë konstant për të advokuar për të gjithë rajonin tonë. Sigurisht, për ne është një privilegj. Kemi qenë një vend me problematika, sot jemi vendi më stabël në rajon. Unë besoj se gjithmonë e më shumë, ky shembull i Shqipërisë që prodhon stabilitetin, prodhon turizëm dhe aktivitete dhe nxjerr reputacionin e mirë të Ballkanit, është ndoshta mënyra më e mirë si mund të afrohemi më shumë në Europë,” deklaroi më tej Veliaj.

- Publicitet -

Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka u shpreh i impresionuar nga kryeqyteti shqiptar, teksa uroi dhe kryebashkiakun për mandatin e tij të tretë në krye të Tiranës.

“Tirana është një kryeqytet magjepsës. Është rritur shumë në vitet e fundit dhe ka një kryebashkiak të jashtëzakonshëm, i cili është rizgjedhur për herë të tretë dhe që nuk është e zakontë, veçanërisht në Ballkan, por gjithashtu edhe në Europë. Edhe do të thoja se njerëzit e vlerësojnë punën e tij, është mendjehapur dhe mendoj që e shijon profesionin e tij. Kjo është më e rëndësishmja për një politikan, për të mos qenë fytyrëngrysur, për të mos thënë sesi po mban barrën tuaj në shpatullat e tij, apo se sa e vështirë që është. Ai gjen gjithmonë një mënyrë për të bërë politikë për njerëzit dhe tek njerëzit,” deklaroi Sobotka.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?