Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly: Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj pret ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly: Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi
Politike

Veliaj pret ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly: Kanadaja, shtëpi e hapur për mijëra shqiptarë me histori suksesi

Published: September 2, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Teksa i ka shprehur mirënjohjen për faktin se Kanadaja është kthyer në shtëpinë e shumë shqiptarëve, të cilët kanë emigruar dhe janë integruar atje, Veliaj tha se ndihet krenar për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos për marrëveshjet e përbashkëta, si ajo për njohjen e pensioneve.
 
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ministrja e Jashtme e Kanadasë është në Tiranë. Disa nga punët që i kemi nisur me qeverinë e Edi Ramës disa vite përpara, si marrëveshja e pensioneve, sot janë të kryera. Por, sa më shumë punë të bëjmë, aq më shumë na shtohet dëshira për shumë punë të mira. Jam vërtet mirënjohës sepse Kanadaja ka hapur shtëpinë për mijëra qytetarë shqiptarë. Ata janë integruar, kanë përparuar dhe janë bërë histori suksesi atje. Nuk e di nëse kjo do të ndodhte në çdo vend tjetër. Fakti që këto histori suksesi ndodhin në Kanada është një kompliment për Kanadanë,” tha Veliaj.
 
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i cili i dhuroi ministers kanadeze “Çelësin e Qytetit”, u shpreh i lumtur edhe për bashkëpunimin në nivel lokal. “Ashtu si dy udhëheqësit tanë, kryeministri Rama dhe kryeministri Trudeau, kanë një raport të veçantë, unë besoj se duhet ta thellojmë edhe më shumë raportin mes qyteteve dhe njerëzve. Mezi pres të jem shumë shpejt në Kanada dhe të kemi këtë raport mes kryetarëve të Bashkive,” deklaroi Veliaj.
 
Ministrja e Jashtme e Kanadasë falenderoi kryebashkiakun Veliaj për pritjen. “Jam shumë e kënaqur për këtë dhuratë të mrekullueshme! Faleminderit për udhëheqjen tuaj fantastike, si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Jam e bindur se kanadezët, por edhe ata me origjinë shqiptare, janë jashtëzakonisht krenarë që po marrim këtë dhuratë fantastike,” tha Joly.
 
Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha në interesit të qytetarëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet dëshmia e autorit që vrau dy vëllezërit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë
  • Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
  • Franca në shtetrrethim, shpallen orët policore, ndalohen tubimet pranë institucioneve
  • Balluku paraqitet në SPAK, i njoftohet zgjatja e hetimeve
  • Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Greta on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  2. 👺n'b 🥶n'b on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  3. ANA on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Asd on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  5. Antikomunisti.1 on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?