Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Saliu dhe Iliri fushatë me dy programe, një për ata që i kanë gënjyer, një për ata që duhet me i rrejt”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Saliu dhe Iliri fushatë me dy programe, një për ata që i kanë gënjyer, një për ata që duhet me i rrejt”
Politike

Veliaj: Saliu dhe Iliri fushatë me dy programe, një për ata që i kanë gënjyer, një për ata që duhet me i rrejt”

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Nga Lagjja 14, ku u takua sot me banorë të kësaj zone, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues i Partisë Socialiste për Qarkun, tha se ato që po dëgjojmë në këtë fushatë nga kandidatë të opozitës nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra elektorale. Ai u kujtoi banorëve se ata e kishin mundësinë t’i realizojnë ato që po premtojnë sot, por nuk i bëjnë dot, sepse e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të shkatërrojnë e jo të ndërtojnë.

“Kur shoh taksat e Shkodrës, trefish sa Tirana, shërbimet tre herë më keq se Tirana. Kemi arritur të bëjmë më shumë punë me më pak para, kjo është aftësia e menaxhimit. Meqë këta marrin më shumë taksa në Shkodër dhe kanë vetëm një linjë autobusi, pse nuk e bëjnë falas në Shkodër? A e kuptoni që Saliu dhe Ilir Meta kanë dy programe?! Është një fushatë, por kanë dy programe. Një program është për ata që tashmë i kanë gënjyer. Kjo do të thotë që nuk e premtojnë dot në Shkodër, se në Shkodër i kanë gënjyer njëherë dhe nuk e hanë njerëzi për së dyti. Kurse një program është për ata që duhet me i rrejt. Pra për ata që nuk u kanë dhënë ende besim dhe duhet të thonë gënjeshtra të reja”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli në vëmendje edhe premtimin tjetër të dhënë nga kandidatët e opozitës për të ndërtuar nënkalim te Sheshi Skënderbej. “Ne këto gënjeshtra me mbikalime me nënkalime i pamë këtu tek Astiri. Ja këtu i kishim nënkalimet. Po ishin dashnorë nënkalimesh ata na kishin lënë të punonim. A ju kujtohet “Zogu i Zi”? Edi Rama e bëri nënkalimin aty, gjëja e parë që shkatërruan. Dhe në qoftë se doni të dini se çfarë gropash i bëjnë këta qendrës së Tiranës, mjafton të kujtoni gropën e Hajdin Sejdisë që e lanë 30 vjet aty,” u shpreh Veliaj. Sipas tij, “është shumë kollaj sot të thuash me ne fitojnë të gjithë, por kështu thoshte dhe Sudja”. “Kështu thoshte dhe Saliu në ‘97 dhe e pamë çfarë fituam të gjithë. Noc Rrokun fituam të gjithë. Sepse të gjithë dhanë kursimet e tyre, dhanë apartamentet e tyre, dhanë gjithçka që kishin dhe pastaj Sudja mbylli qepenin. Sot Sudja nuk është me fustan, sot Sudja është me pantallona, por janë e njëjta racë,” shtoi ai. Veliaj kujtoi gjithashtu edhe faktin se në Astir nuk kishte as ujë dhe banorët furnizoheshin nga puset e Laknasit, ndërsa sot është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?