Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara
Komunitet

Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara

Published: April 10, 2024
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës shtroi sot drekën festive të Fiter Bajramit në të gjitha qendrat sociale, për dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të uronte këtë festë për gjithë besimtarët, duke shërbyer drekën në qendrën sociale në Kombinat “Të qëndrojmë së bashku”.

Veliaj tha se festa si kjo e Fiter Bajramit, janë edhe një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që janë aty për të të dhënë një dorë në momente nevoje dhe vështirësie.

“Askush nuk ia del dot vetëm pa shokë, pa miq, pa bashkëpunëtorë, pa institucione të tjera, që na japin kontribut edhe mbështetje. Në këtë muaj të shenjtë kemi pasur momente edhe për të reflektuar. Ka shtëpi te Lana, që preken nga zgjatimi i Lanës. Vendimi ynë është që asnjë njeri që preket nga rruga e re, nga zgjatimi i Lanës, nuk do ngelet pa shtëpi, bashkia do t’i paguajë shtëpinë e re, qiranë, derisa të ndërtohet pallati, për t’u siguruar që Tirana ecën përpara, po teksa ecën përpara nuk sakrifikohet jeta dhe shtëpia e askujt. Por kush punon edhe gabon. Në qoftë se njëri bën 1 mijë punë, 2 mijë punë, gjasat janë që një nga këto punë të ketë pikëpyetje dhe probleme. Një mënyrë për të mos gabuar kurrë është të mos bësh asnjë punë, mos bëj asgjë, vetëm shaj të tjerët, shpif tërë ditën, dhe pengo të tjerët të punojnë. Kjo na ndodhi ne në Kombinat. Pengo, pengo, pengo, tani që u liruam, shikoni sa shpejt u bënë pallatet. Shikoni sa shpejt po bëhet shkolla “Musine Kokalari”, shikoni sa shpejt mbaroi shkolla “Lasgush Poradeci”, shkolla “Betim Muço”. Prandaj, kush punon edhe mund të gabojë, por kush s’punon dhe kush s’bëri dot një shkollë, një punë, një vepër, historia nuk ka vend për ta”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Kryebashkiaku tha se do jetë aty për të çuar Tiranën përpara dhe të bëjë që si qendra edhe periferia të jenë njësoj, dhe të investohet me të njejtën cilësi si në qendër.

“Faleminderit të gjithëve për përqafimet, për mikpritjen, për të gjithë dashurinë që më keni dhënë, për të gjitha urimet. Siç e shikoni, jam shëndoshë e mirë, me energji të reja për ta çuar Tiranën përpara, por për të mos lënë asnjë njeri tjetër pas. Është shumë e rëndësishme që qyteti të ecë përpara, biznesi të zhvillohet, turizmi, të ecë ekonomia, por ndonjëherë harrojmë që ka disa njerëz që ngelen mbrapa nga zhvillimi. Ngelen prapa se mund të kenë pasur një fatkeqësi, mund të kenë pasur një hall, mund të kenë pasur fëmijët në emigracion, mund të kenë pasur një sëmundje. Kjo qendër e jashtëzakonshme tregon që, siç po punojmë për shkollat, për kopshtet, për çerdhet, ashtu edhe qendra duhet të jetë me të njëjtën cilësi. Kur gjërat bëhen me të njëjtën dashuri, me të njëjtën cilësi dhe me të njëjtin respekt për njerëzit, unë besoj se atëherë vërtet kemi qytetin solidar që kemi ëndërruar dhe që kemi punuar të gjithë së bashku”, tha Veliaj.

Në fund të fjalës së tij, Veliaj ftoi qytetarët e Tiranës që të bëhen bashkë sepse vetem kështu çohen punët e mira përpara.

“Kush është shqiptar i mirë, kush është besimtar i mirë, nuk sheh orarin 8-17:00, nuk sheh qimen te syri i tjetrit kur ka traun te syri i vet, nuk gjen justifikim që t’i bëjë bisht punës, por pavarësisht se nuk e kanë detyrë, as nuk është dita sot se është ditë pushimi edhe për stafin, kanë gjetur mundësinë, dashurinë dhe pasionin që të shërbejnë tek njerëzit. Kur ne jemi bashkë, nuk e përgojojmë njëri – tjetrin, nuk i sulemi si hiena njëri – tjetrit, kur bashkëpunojmë, kur i themi njëri – tjetrit “bravo të qoftë, ngrije kokën lart”, edhe pse kemi një moment të vështirë, kur jemi të gjithë bashkë gëzimet dyfishohen edhe hallet përgjysmohen”, përfundoi Veliaj.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?