Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj takim me strukturat e PS në Kamëz: Opozita e sheh si depozitë për interesat e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj takim me strukturat e PS në Kamëz: Opozita e sheh si depozitë për interesat e tyre
Politike

Veliaj takim me strukturat e PS në Kamëz: Opozita e sheh si depozitë për interesat e tyre

Published: March 4, 2023
Shpërndaje

 

Në një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Kamëz, me fokus tek zgjedhjet e 14 Majit, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se në këto 4 vjet qyteti i Kamzës është kthyer në model, për të gjitha investimet në kopshte, çerdhe, shkolla etj.

I shoqëruar nga deputetja e PS, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, Veliaj shtoi se Tirana dhe Kamza janë si dy mushkëri ekonomike, ndërsa në 14 maj njerëzit duhet të shohin punën e mirë që ka bërë këto 4 vjet kryebashkiaku Rakip Suli.

- Publicitet -

“E them me krenari, si në Tiranë, edhe në Kamzë, kemi dy mushkëri ekonomike, biznesi, arsimi dhe të një zhvillimi të jashtëzakonshëm urban. Sot familja jonë në Kamzë është model, është e balancuar dhe është gati për fitore në datën 14 maj, edhe për të gjitha punët që do të vijnë më pas. Unë jam shumë krenar për atë që ka bërë Rakipi në 4 vjet. Unë në Tiranë kam pasur dyfishin e kohës, por transformimi në Kamzë ka ndodhur vetëm në 4 vite”, tha Veliaj.

Për kundërshtarët politikë, Veliaj tha se ata janë ‘vulëhumbur’, që kanë hallin e tyre dhe jo të popullit dhe se Kamzën e shohin si një depozitë për sherr në bulevard.

    “Po shikoja skenat e protestës së fundit, kur po vinte revolucioni në Tiranë, ishin nisur 10 makina nga Kamza, ca Range Rover dhe Mercedesë të tipit të fundit, dhe thashë: ‘Shih çfarë vizioni ka një parti për Kamzën!’. E sheh vetëm si depozitë makinash të shtrenjta, me xhirime gomash dhe mitingashë. Ky është vizioni i një partie që ka qeverisur Shqipërinë gjatë gjysmës së tranzicionit. Ndërkohë, vizioni i Rakipit dhe PS për Kamzën ka qenë promovimi si në një familje.

Nuk i bëjmë dot të gjitha! Edhe në një shtëpi mund të ketë shumë dëshira, por ti thua, të vegjëlve s’do u lëmë gjë mangët, dhe me punën që është bërë me çerdhet, kopshtet, shkollat e Kamzës, Rakipi nuk i ka lënë gjë mangët fëmijëve”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Veliaj tha se pyetja që gjithsecili duhet t’i bëjë vetes është:

“Do jetojmë për disa njerëz që kanë pasur mundësi t’i shërbejnë Kamzës e Shqipërisë dhe vazhdojnë e trajtojnë Kamzën e Shqipërinë vetëm si depozitë për interesin e tyre, për vulën, për postin e tyre?

Po të ‘thereshin’ ata, siç ‘theren’ për vulën edhe për arsimin, për promovimin e gruas në shoqëri, për emancipimin; të ‘thereshin’ siç ‘theren’ për selinë, edhe për çerdhet, kopshtet, shkollat; të ‘thereshin’ kështu edhe për transportin publik, siç ‘theren’ për Range dhe Mercedesët e tyre, ky vend do të ishte bërë që kur e kishin ata në dorë.

Por, qartazi ata na provuan se edhe kur e kishin në dorë, edhe tani, shohin vetëm interesin e tyre. Thirrja për çdo demokrat në Kamzë është: Nuk e duam për dhëndër Rakipin!

Nuk e duam për krushqi Rakipin! E duam që ta ngarkojmë me punë, që të vazhdojë t’i mbarojë të gjitha shkollat, të gjitha shtëpitë, parqet, shesh-pushimet e pallateve, të gjitha projektet”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj nënvizoi se parti, familje dhe skuadër më të mirë, më dinjitoze, më profesioniste, më patriotike se Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka dhe nuk ka për të pasur.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?