Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Tirana nga 10% në 65% furnizimi me ujë 24 orë, edhe pse është rritur 29 herë si territor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Tirana nga 10% në 65% furnizimi me ujë 24 orë, edhe pse është rritur 29 herë si territor
Politike

Veliaj: Tirana nga 10% në 65% furnizimi me ujë 24 orë, edhe pse është rritur 29 herë si territor

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Ujë 24 orë në Tiranë është një projekt mëse i realizueshëm, falë një sërë investimesh të kryera në këto 8 vite nga Bashkia e Tiranës, por edhe investimeve që janë parashikuar në vijim.

Në prezantimin e planit strategjik 5-vjeçar të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj solli ndër mend punën madhore që është bërë vitet e fundit për transformimin e sistemit të furnizimit me ujë të kryeqytetit.

Veliaj vuri theksin sidomos në faktin se si u menaxhua një sistem furnizimi, i cili dikur ishte ndërtuar për t’i shërbyer një numri të caktuar banorësh, kurse sot, me ndryshimet demografike dhe rritjen e popullsisë në Tiranë, i njëjti rrjet duhet të furnizonte gjithë kryeqytetin. “Ka shumë njerëz të cilët, me të drejtë thonë: ‘Jemi në vitin 2023, ende do diskutojmë për Tiranën 24 orë ujë?’. Rrjeti i ujit të pijshëm ishte parashikuar t’u shërbente 190 mijë banorëve në mbi 30 vjet, deri kur qeveria e Sali Berishës ia kaloi më në fund bashkive si përgjegjësi – ishte një rrjet, që i shërbente Tiranës së ‘91-‘92-it me zero investime. Tirana që menaxhojmë sot, e krahasuar me Tiranën e vitit 2015, është 29 herë më e madhe si territor. Ne shkuam nga një Tiranë me 42 km2, në një Tiranë 1250 km2, pra po krahasojmë Tiranën 29 herë më të madhe me 6 herë e gjysmë ujë më shumë, krahasuar me një Tiranë 29 herë më të vogël, me vetëm 10% ujë në 24 orë. Kjo do të thotë se përpjekja jonë titanike është shpërblyer. Ajo skuadër që e çoi nga 10% në 65% të qytetit me ujë 24 orë sot – një Tiranë që është 29 herë më të madhe – sigurisht që mund ta çojë edhe 100%, sepse vetëm ata që punojnë mund ta çojnë deri në fund projektin tonë për ujë 24 orë”, nënvizoi Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku përmendi burimin e Gurit të Bardhë, si projektin që do ndihmojë në realizimin e qëllimit për 24 orë ujë. “Tirana ka nevojë dëshpëruese për një burim të ri uji dhe Guri i Bardhë është lajmi më i mirë që kemi sot. Ndaj, jam vërtet i inkurajuar që kemi gjetur financimin dhe dua të falënderoj të gjithë kolegët e AKUM-it dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës”, tha ai.

Veliaj kujtoi se “në kohën e Saliut dhe të Ilirit, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës, nuk kishte ujë falas, por thjesht e paguanin të tjerët, edhe për ata që nuk e paguanin faturën”. Sot, – shtoi ai, – faturat paguhen në mënyrë proporcionale për ata që e përdorin, prandaj ndërmarrja e UKT-së është në gjendjen financiare më të mirë që ka qenë ndonjëherë në historinë e saj.

“Sot është një përrallë nga e kaluara; sot ne e dime që kemi një tubacion që vjen nga pika A në pikën B, kemi ulur humbjet, duke future sistemin “SKADA”, i cili na tregon realisht atje ku kemi humbje në rrjet. Humbje në rrjet ka në çdo bashki, edhe në bashkinë e Nju Jorkut, edhe në bashkinë e Londrës, por sot jemi në ditën ku kemi humbjet më minimale që ka pasur ndonjëherë UKT-ja,” nënvizoi kryebashkiaku.

Ndërkaq, Veliaj kujtoi se çmimi i ujit në Tiranë është në fashën më të ulët në vend.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?