Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Tirana nuk ka më kthim pas; qytetit i shkon ligjshmëria, rregulli dhe disiplina”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Tirana nuk ka më kthim pas; qytetit i shkon ligjshmëria, rregulli dhe disiplina”
Politike

Veliaj: Tirana nuk ka më kthim pas; qytetit i shkon ligjshmëria, rregulli dhe disiplina”

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me strukturat e Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit u shpreh se ndërtimet pa leje në kryeqytet janë ulur me 95%. Ai u shpreh se ky fakt është një sukses për qytetin dhe se zaptimet e hapësirave publike në të kaluarën janë arsyeja pse pengohen projektet e punëve publike.

“Më parë politika futej në çdo kantier pune. Ju kujtohet kantieri këtu te Liqeni? Ju kujtohet kur liruam kantierin në anën tjetër të Liqenit? Ju kujtohet kur u lirua “Bulevardi i Ri”? Ju kujtohet kur u lirua sheshi “Skënderbej” nga kioskat dhe çudirat aty? Ju kujtohet kur u lirua Parku “Rinia”? Ju kujtohet kur u lirua Lana? Sot shumë njerëz, përfshi edhe disa prej nesh, i kanë harruar dhe është shumë mirë që i kemi harruar sepse vërtet janë përralla nga e kaluara. Sot Lumi i Tiranës nuk përmbyt më. Sot sheshi “Skënderbej” nuk është një grumbull i madh kancerogjen nga marmitat e makinave. Sot Parku “Rinia” është një hapësirë e jashtëzakonshme në mes të qytetit. Sot “Pazarin e Ri” edhe Kalanë i kemi harruar si kanë qenë. Dikur ishin pirgje me plehra, sot janë dy vendet më të vizituara në Tiranë. Sot “Bulevardi i Ri” po fillon përgatitjet për të pasur ndërtesën e re të Bashkisë së Tiranës, ashtu siç do të jenë edhe disa nga hotelet më dinjitoze, ashtu siç do ketë edhe hapësira të tjera,” u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë tha se nuk do tolerohet më askush që pengon këto projekte, apo punën e Bashkisë, për vendosjen e rregullit dhe ligjshmërisë në rrugë e në shkolla.

- Publicitet -

“Shumë prej këtyre punëve i kemi harruar, por një gjë nuk duhet ta harrojmë: mirënjohjen dhe respektin për ato uniforma të Bashkisë së Tiranës që i mundësuan projekte të tilla. Siç ka guximtarë, që nuk duhet ta bëjnë këtë gabim dhe të mendojnë se gjatë fushatës do tolerohen shkeljet e vogla, ashtu ka edhe guximtarë në politikë, në sojin tim, të cilët thonë se ‘po të rrëzojmë këta që bëjnë rregull në qytet, që vendosin disiplinë e që vënë shumë gjoba, ne do t’ju lejojmë të ktheheni siç keni qenë’. Shkojnë te shitësit ambulantë dhe u thonë ‘do kthehemi prapë dhe do shtrihemi prapë nëpër rrugët e Tiranës’. Por, sa të jem unë kryetar bashkie, nuk do kthehemi asnjë centimetër pas, për t’u shtrirë nëpër rrugë, për të ndenjur mbi plehra, për të lëshuar kafshët kudo dhe për të filluar ndërtimet pa leje, sepse Tiranës i ka shkuar për mbarë ligjshmëria, rregulli, disiplina,” theksoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?