Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj tur falenderimi në Njësinë 7: Fitorja erdhi falë punës së përditshme në skuadër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj tur falenderimi në Njësinë 7: Fitorja erdhi falë punës së përditshme në skuadër
Politike

Veliaj tur falenderimi në Njësinë 7: Fitorja erdhi falë punës së përditshme në skuadër

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

Nga Njësia 7, ku vijoi turin e falenderimeve për mbështetjen në zgjedhjet e 14 Majit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që punuan çdo ditë për fitoren dhe që Tirana të ecë përpara.

“Faleminderit është fjala më e bukur shqipe sepse do të thotë se i falesh nderit të dikujt që pati mirësinë të japë nga koha dhe jeta e tij për këtë fitore. Një faleminderit meritojnë edhe ata që ende punojnë për të shtruar rrugët me asfalt, për t’i ndriçuar ato, sepse ne kemi një super kapiten dhe një super skuadër, por ne fitojmë sepse punojmë përditë. Ky është sekreti i fitores sonë,” u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se fitorja e Partisë Socialiste në Tiranë vjen falë punës së përditshme dhe se kjo fitore tregoi se qytetarët duan që puna të vazhdojë.

- Publicitet -

“Si ka mundësi që për ne votat për kryetarin dhe votat për partinë janë thuajse barazim? Sepse njerëzit e kuptojnë se, po, bashkia ka kryetar, por ky kryetar ka edhe një skuadër që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Si ka mundësi që kundërshtarët tanë jo vetëm marrin 60 mijë vota më pak, por kur vjen puna te votat e partisë ata përgjysmohen edhe njëherë? Sepse njerëzit nuk besojnë as te kandidatit, por nuk besojnë as te ajo skuadër. Fakti që ata nuk kanë përgjigje, jo vetëm pse humbin Tiranën, por edhe pse humbin edhe gjysmën e votave të partisë, do të thotë se ata nuk kanë as kapiten dhe as skuadër. Ne kemi kapiten, kemi Edi Ramën, ne kemi skuadrën e Partisë Socialiste dhe ne kemi një program për Tiranën që ta çojmë vetëm përpara,” argumentoi më tej ai.

Sipas Veliajt, tani që fushata ka përfunduar, puna duhet të nisë menjëherë për garën e radhës. “Një nga arsyet pse fitojmë është se ne nuk presim 3-ditëshin e fundit. Të tjerët e vënë re në minutën e fundit faktin se janë bërë 40 shkolla, janë mbjellë 1 milion pemë dhe janë bërë mijëra rrugë. Ne kujtohemi për njerëzit përditë, i vëmë re nevojat e tyre përditë. Kjo është formula fituese për këtë fushatë dhe çdo fushatë tjetër,” u shpreh ai.

Ai bëri edhe një tjetër ftesë drejtuar këshilltarëve të forcave të tjera politike, që do i bashkohen në këtë mandat Këshillit Bashkiak në Tiranë: “Ne kemi një shumicë dërrmuese në Këshill Bashkiak. Nuk kemi nevojë për numra të tjerë. Por, ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të na bashkohen. Ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të punojnë. Ne kemi dëshirë që edhe të tjerët të çojnë Tiranën përpara. Detyra jonë është t’u themi: hapni sytë, me Saliun do shkoni poshtë e më poshtë”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?