Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj vlerëson figurat e PS në Njësinë 10: “Mirënjohës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj vlerëson figurat e PS në Njësinë 10: “Mirënjohës”
Politike

Veliaj vlerëson figurat e PS në Njësinë 10: “Mirënjohës”

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shpërndanë certifikata mirënjohjeje për socialistët me kontribut të veçantë ndër vite në Njësinë 10 në kryeqytet. Veliaj tha se vlerësimi dhe mirënjohja janë të rëndësishme në familjen e madhe socialiste, sidomos ndaj atyre që kanë sakrifikuar për të ardhur deri në ditët e sotme.

“Partia Socialiste ka fituar 8 nga 9 betejat e fundit, një rekord që nuk e ka asnjë parti tjetër në rajonin tonë apo në Europë. Ne jemi e vetmja parti që mirënjohjen e kemi në statutin e partisë, ku mirënjohja, respekti e vlerësimi publik për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë një kontribut në këto fitore po materializohet, dhe sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdoj në të gjitha njësitë. Ju jam vërtet mirënjohës për kontributin,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se është bërë aq e modës të jesh i majtë se edhe kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit janë pothuajse të gjithë të majtë. “E keni vënë re, në këtë fushatë, pothuajse të gjithë kandidatët janë të majtë? Kemi kandidatë nga Partia Socialiste, kemi një nga Partia Komuniste, kemi një nga një lëvizje marksiste, kemi një që hiqet sikur është me Saliun, por është regjistruar me LSI. Pra, këtu të gjithë kandidatët, formalisht janë të majtë. Kjo është një ditë e mirë për të majtën, kur edhe kundërshtarët tanë më të paepur regjistrohen si të majtë. E kishit menduar se një ditë, edhe Flamur Noka do regjistrohej si anëtar i Partisë Komuniste vetëm për të futur një kandidat në Tiranë?!”, ironizoi Veliaj.

- Publicitet -

“Ata e dinë që nuk fitojnë, megjithatë shansi për të marrë disa vota është duke folur majtas, duke menduar majtas, duke bërë fushatë majtas, duke u investuar në ide të majta. Kjo është një gjë e mirë për vendin tonë, se pothuajse e gjithë klasa politike është e orientuar në një diskutim majtas. Sot ti ke edhe të drejtën të marrësh të gjithë idetë e majta, madje të shkosh edhe më larg se Enveri dhe të thuash “do ta bëjmë çdo gjë falas”. Tortën falas, taksitë falas, avionët falas,” vijoi ai.

Ndërsa, deputeti i PS, Xhafaj tha se vlerësimin dhe mirënjohjen Partia Socialiste e ka edhe në statut. “Ky është eventi i parë që organizohet për t’u shprehur mirënjohjen përmes një certifikate të nënshkruar nga kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj. Unë dua ta falenderoj shumë Erionin që mori këtë nismë, që e jetësoi këtë normë statutore, që po e shpreh përmes këtij vlerësimi, përmes kësaj certifikate nderimin, respektin për kontributin tuaj, por edhe ju për kontributin që keni dhënë, për mbështetjen që vazhdoni t’i jepni Partisë Socialiste, për atë çfarë i keni dhënë nga jeta juaj Partisë Socialiste, atë çfarë vazhdoni t’i jepni me aq dëshirë, me aq pasion çdo ditë Partisë Socialiste,” tha deputeti socialist.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?