Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i bujshëm i Gjykatës Europiane që mund të rihapë dosjet e mëdha të SPAK në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vendimi i bujshëm i Gjykatës Europiane që mund të rihapë dosjet e mëdha të SPAK në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Vendimi i bujshëm i Gjykatës Europiane që mund të rihapë dosjet e mëdha të SPAK në Shqipëri

Published: May 2, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Europiane e e Drejtësisë me seli në Luksemburg, ka marrë më datën 30 prill një vendim shumë të rëndësishëm, që mund të kthejë nga e para një sërë dosjesh të mëdha ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, që kryesisht hetohen nga SPAK.

Bëhet fjalë për një vendim mbi të ashtuquajturat përgjime encrochat, pra të marra nga aplikacione të ndryshme online si SKY, Telegram, Whatsapp etj etj.

Në një informacion që sjell në një shkrim të tijin avokati i njohur, Gurali Brahimllari, bëhet e ditur se Gjykata e Luksemburgut, ka vendosur për të gjithë përgjimet encrochat, që të kenë statusin e njëjtë me përgjimet e tjera audio apo video. Që do të thotë, se këto përgjime, nuk quhen apriori prova, por indicie për të shkuar tek prova, e organet hetimore në këtë rast, si dhe prokuroria duhet të sjellë prova te tjera për të justifikuar akuzën.

- Publicitet -

Në shkrimin e avokatit Gurali Brahimllari, bëhet e ditur ndërmjet të tjerave se Gjykata Europiane e Drejtësisë, ka marrë shkas pikërisht nga dosja e letër porosisë së policisë franceze, që ka çuar më pas pas hekurave një numër të madh personazhesh në Shqipëri, deri edhe emra të njohur të administratës shtetërore, apo edhe jetës publike si ish-prokurorë, oficerë të lartë të politisë, por edhe personazhe të ambjenteve që kanë eksperiencë me problematikën me ligjin.

Në materialin e avokatit Brahimllari, theksohet ndërmjet të tjera se “Gjykata Europiane Drejtësisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se transkriptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”. Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlinit (Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkripteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet.

Në këtë vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoriteti gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendshëm dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Një vendim i qartë, që kërkon një shqyrtim të provave në sallëën e gjyqit nga trupa gjyqësore shqiptare në rastin tonë, çka mund të sjellë një rishikim nga e para të një numri të madh procesesh, që nga Metamofroza e me radhë, ku kemi një numër shumë të madh personazh që qëndrojnë në burg.

Avokati Brahimllari, në analizën e vendimit të Gjykatës Europiane, bën të ditur se “Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar nenin 14(7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së tij nuk u jepet mundësi të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve”.

Por çdo të ndodhë me proceset e nisura deri më sot, që si bazë kanë letër porositë të bazuara në përgjimet e aplikacioneve online? Gjasat janë që çdo rast të vijojë në mënyrë individuale, nga kërkesat që pala mbrojtëse mund të kërkojë aplikimin e vendimit të Gjykatës Europiane.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?