Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i Qeverisë, ja kategoritë që përfitojnë nga kreditë me interes zero
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vendimi i Qeverisë, ja kategoritë që përfitojnë nga kreditë me interes zero
EkonomiLajmi i fundit

Vendimi i Qeverisë, ja kategoritë që përfitojnë nga kreditë me interes zero

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB).

Kredia me interes të subvencionuar ofrohet për kategori të caktuara familjesh, konkretisht:

  • Familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private
  • Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë
  • Fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët)

Aplikimi kryhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit qeveritar e-Albania, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave. Dokumentacioni i kërkuar përfshin:

- Publicitet -

Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që provon se familja nuk ka pronë në gjithë territorin e Shqipërisë

Ose vërtetim për një pronë që është nën normat minimale të banimit

Për familjet e policëve të rënë në detyrë, dokumentacioni përcillet nga Ministria e Brendshme me kërkesë të EKB-së.

Procedura e përzgjedhjes

Kërkesat shqyrtohen nga një komision ad hoc pranë EKB-së, i ngritur brenda 5 ditëve nga paraqitja e aplikimeve.

Komisioni ka 10 ditë kohë për të shqyrtuar çdo rast.

Në rast refuzimi, aplikuesi ka të drejtë ankese administrative brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Familjet që miratohen për përfitim futen në listë pritjeje pa afat kohor, në pritje të fondeve dhe zbatimit të procedurave nga institucionet financiare të përfshira në marrëveshje me ministrinë përgjegjëse.

Çfarë përfshin lista e përfituesve?

Lista përfituese përmban të dhëna për:

Përbërjen e familjes sipas certifikatës familjare

Gjendjen sociale dhe të strehimit

Strukturën e apartamentit që përfiton

Kur ndërpritet subvencioni?

Subvencioni i interesit ndërpritet në rastet kur:

Qytetari nuk liron banesën e pronarit sipas afatit

Konstatohet falsifikim dokumentesh apo deklarime të rreme

Zbulohen mangësi serioze në dokumentacionin e dosjes

Në rastet kur kryefamiljari (në rastet e qiramarrjes në ish-pronë private) ka ndërruar jetë, procedura vazhdon në bazë të certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992, e dorëzuar nga EKB.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 12 Tetor 2026, nga puna te dashuria, zbuloni parashikimin e yjeve
  • Përmirësohen kushtet atmosferike, parashikimi i motit për sot
  • Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Komentet e Fundit

  1. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  2. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  3. site on Propozimi i KE: 15 vjet në provë, pas anëtarësimit
  4. Raxi Win on Nga Musk te Zuckerberg, por pa Anthropic e Palantir: Mungesat në darkën “me kravatë të zezë” të Trump dhe Xi në Shtëpinë e Bardhë
  5. Flamur on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?