Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)

Published: July 6, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë liroi nga arresti të 19 protestuesit e ndaluar gjatë tubimit të datës 2 korrik, të zhvilluar para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, në vijim të protestave maratonë përmes të cilave qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe fundin e klasës politike.

Vendimi u mor nga gjyqtari Sokol Mara, i cili nuk e pranoi kërkesën e prokurorit Julian Xhengo për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për dy prej të ndaluarve.

Në përfundim, u caktua masa e sigurimit “arrest në shtëpi” për dy nga të arrestuarit, 12 prej tyre u lanë në “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për pesë nuk u caktua masë sigurimi.

- Publicitet -

Një prej të pranishmëve në seancën për caktimin e masës së sigurimit i tha BIRN-it, në kushte anonimiteti, se disa prej të ndaluarve ngritën para gjykatës shqetësime dhe pretendime për dhunën e ushtruar nga punonjësit e policisë ndaj tyre.

Po ashtu, mësohet se avokatët kanë kundërshtuar ligjshmërinë e ndalimit, por gjykata i ka vlerësuar arrestimet si të ligjshme. Vlerësimi i ndalimeve të 19 protestuesve u krye në limitin e afatit prej 72 orësh.

Pas përfundimit të seancës, avokati Dorian Matlija deklaroi para medieve se në sallë ishte konstatuar se disa prej të ndaluarve kishin shenja të qarta dhune, madje edhe gjakosje.

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj protestuesve është dënuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), i cili e ka cilësuar atë joproporcionale. Sipas KShH-së, forcat e rendit nuk zbatuan detyrimin për paralajmërim paraprak, si dhe përdorën forcë të mëtejshme ndaj personave tashmë të neutralizuar.

Situata e zhvilluar paraditen e së enjtes u tensionua, duke sjellë shoqërime të dhunshme, tërheqje zvarrë të protestuesve dhe përdorim joproporcional të shkopinjve të gomës. Policia deklaroi përmes një njoftimi se protestuesit sulmuan me gurë dhe mjete të forta, ndërsa 15 efektivë u lënduan gjatë përplasjeve.

Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar për ndjekje penale, deri më 29 qershor, 151 protestues, por ndaj tyre nuk ishte kërkuar asnjë masë sigurimi. Të parët për të cilët organi i akuzës kërkoi vendosjen e masave të sigurimit janë protestuesit e ndaluar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e 2 korrikut para Kuvendit.

Në videon e mëposhtme është regjistruar një episod gjatë përplasjeve para Kuvendit, ku një polic godet me shkelm protestuesin edhe pse ai është i shtrirë në tokë dhe i neutralizuar nga policët e tjerë:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/07/88d7850e-7a6b-4f8b-bc64-f234a2da1553.mp4

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?