Protestat studentore për kushtet në shkolla janë përshkallëzuar në disa qytete të Francës, duke sjellë përleshje me policinë, dëmtime të pronës dhe mbylljen e rreth 400 shkollave. Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm të enjten u arrestuan 1,949 persona, ndërsa 305 policë dhe xhandarë u plagosën gjatë incidenteve. Që nga fillimi i protestave, janë raportuar gjithashtu 170 nxënës dhe 65 punonjës të arsimit të plagosur.
Protestat nisën me kërkesa për më shumë mësues, uljen e mbipopullimit në klasa, përmirësimin e godinave shkollore dhe kushteve të mësimit. Në disa qytete demonstratat vijuan në mënyrë paqësore, ndërsa në të tjera pati zjarrvënie, dëmtime të infrastrukturës dhe përplasje me forcat e rendit.
🇫🇷 #France: Heavy clashes between students and riot police have erupted across France over the past week as a wave of school protests over overcrowded classrooms, teacher shortages and deteriorating conditions continues to escalate.
The unrest, which began in the Paris region last week, has now spread to cities including Lille, Lyon, Marseille, Dijon and Strasbourg, with students blockading schools, setting fires and throwing projectiles at police, who have responded with tear gas and other riot-control measures.
At least 440 people, mostly minors, have been arrested and 76 injured since the protests began, according to French authorities.
(via BBC)
— POPULAR FRONT (@PopularFront_) October 1, 2026
Në Nantes, një zjarr shkaktoi dëme të konsiderueshme në shkollën e mesme Nelson-Mandela. Në qytete të tjera u dogjën kazanë mbeturinash dhe u hodhën fishekzjarrë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës. Kryeministri Sébastien Lecornu ka thirrur një takim për të diskutuar krizën, ndërsa protestat janë përhapur edhe në universitete. Sipas Union Étudiante, janë bllokuar rreth 30 kampuse.
Qeveria i ka cilësuar zhvillimet si trazira civile dhe ka akuzuar LFI dhe grupe të majta radikale për nxitjen e një pjese të dhunës. LFI i ka hedhur poshtë akuzat. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë thirrje për deeskalim dhe dialog me studentët, prindërit dhe mësuesit.
BREAKING:
83 police officers and 32 teachers injured in the school riots in France so far https://t.co/bUQQN20FZD
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 1, 2026
j.l./ dita
