Rusia goditi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të dielën me një valë masive raketash dhe dronësh që dëmtuan ndërtesa banimi, zyra dhe shkolla, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 21 të tjerë. Nga sulmi u godit dhe rezidenca e ambasadorit shqiptar, lajm që u konfirmua dhe nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.
Shpërthimet u dëgjuan në qytet menjëherë pas orës 1 të mëngjesit, pas një paralajmërimi nga forcat ajrore të Ukrainës në kanalin e tyre Telegram se Rusia mund të lëshonte një raketë balistike hipersonike Oreshnik. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha në Telegram se një person besohet të jetë vrarë pasi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në lagjen qendrore të kryeqytetit, Shevchenko, u godit. Kryebashkiaku tha gjithashtu, se shërbimet e emergjencës ishin në vendngjarje duke shuar flakët.
russians raining ballistic mid-range missiles on Kyiv residents at 2 am to maximise civilian casualties pic.twitter.com/2IVuWr1R13
— Гіль🔪 (@i_gil_) May 23, 2026
Klitschko tha se 21 persona u plagosën, 13 prej të cilëve u shtruan në spital, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan përsëri pas lindjes së diellit të dielën në Kiev. Shumë banorë kërkuan strehim gjatë natës në stacionet e metrosë së qytetit.
Në Shevchenko, disa njerëz mbetën të bllokuar brenda një strehimoreje në një shkollë, pasi një sulm ajror bllokoi hyrjen e saj me mbeturina. Sulme u raportuan edhe në pjesë të tjera të Ukrainës, ku tre persona të tjerë u plagosën në rajonin e gjerë të Kievit, sipas guvernatorit, Mykola Kalashnyk.
Ndërsa dielli lindte, tymi i zi nga disa zjarre përhapej në horizontin e qytetit. Zjarrfikësit përdorën tuba uji për të shuar flakët në ndërtesat e dëmtuara dhe punonjësit e shpëtimit evakuuan të plagosurit. Imazhet treguan se fasada e një ndërtese banimi pesëkatëshe në Shevchenko ishte shembur. Zyrtarët raportuan dëme në zyra, dyqane dhe në hollin e një stacioni metroje.
Russian Oreshnik IRBM just struck Kyiv city, Ukraine pic.twitter.com/Kd52q2whiB
— kim høvik (@kimhvik2) May 23, 2026
Të shtunën, Presidenti Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi se Rusia po përgatit një sulm kundër Ukrainës duke përdorur raketën Oreshnik, duke cituar të dhëna nga inteligjenca e Ukrainës, SHBA-së dhe Evropës. Rusia e ka sulmuar tashmë Ukrainën dy herë me Oreshnikun, një raketë për të cilën Presidenti rus Vladimir Putin është mburrur se është e pamundur të interceptohet për shkak të shpejtësisë së saj të raportuar prej më shumë se 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit.
❗️A missile struck near a school in #Kyiv. People are sheltering inside the school basement, and the entrance has been buried by the blast.@theliamnissan @vatniksoep_nl @P_Kallioniemi @secretsqrl123 @The_Davos_Man @Senat @SenateGOP @SenateDems @SecRubio pic.twitter.com/RF8jXOILK7
— zharynka (@tak_ya_anna) May 24, 2026
Paralajmërimi i Zelenskyt erdhi pasi Putin urdhëroi ushtrinë e tij të përgatiste opsione për hakmarrje kundër Ukrainës për një sulm me dron në një konvikt studentor në rajonin Luhansk të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore të premten. Nga ana tjetër, Ushtria e Ukrainës i mohoi akuzat dhe tha se kishte shënjestruar një njësi komanduese ruse të dronëve.
j.l./ dita
