Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Skandal në një shkollë në Turqi, nxënës me autizëm shfaqen të lidhur me litar gjatë mësimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Skandal në një shkollë në Turqi, nxënës me autizëm shfaqen të lidhur me litar gjatë mësimit
AktualitetBote

VIDEO: Skandal në një shkollë në Turqi, nxënës me autizëm shfaqen të lidhur me litar gjatë mësimit

Published: December 8, 2025
Shpërndaje

Një incident tronditës ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, pasi një video e regjistruar nga një prind në një shkollë speciale në Prusi tregoi nxënës me autizëm të lidhur me litarë në bankat e tyre gjatë orës së mësimit.

Pamjet, të bëra publike së fundi, kanë ngritur shqetësime të thella për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në institucionet arsimore të vendit.

Sipas Milliyet, autoritetet reaguan menjëherë pas publikimit të videos. Drejtoria rajonale e Arsimit Kombëtar njoftoi fillimin e një hetimi të plotë zyrtar. Rasti lidhet me një shkollë që strehon fëmijë të moshës 9 deri në 16 vjeç me autizëm dhe nevoja të tjera të veçanta.

Një nga prindërit, Tulay Gürel, nëna e një fëmije autik që ndjek të njëjtën shkollë, përshkroi një realitet të rëndë që – sipas saj – dëmton rëndë mirëqenien e fëmijëve.

- Publicitet -

“Këta fëmijë duhet të mësojnë në ambiente të qeta dhe të përshtatshme. Ka mësues që reagojnë vazhdimisht në mënyrë negative ndaj tyre. Djali im është 11 vjeç dhe ka autizëm. Kur studionte në Konya, madje vizatonte. Pas zhvendosjes këtu, problemet nisën. E çonim fëmijën në shkollë dhe i thoshin: ‘Nuk mund të hysh brenda, është e ndaluar’”, rrëfeu ajo.

Gürel theksoi se mjedisi i papërshtatshëm shkollor ka ndikuar rëndë në psikologjinë e fëmijës së saj.

“Qëndrimi në një ambient që nuk është i përshtatshëm i shkakton atij dëme të mëdha. Ka mësues që shfaqin dhunë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së njohurive dhe edukimit. Ata i lidhin për t’i kontrolluar”, u shpreh ajo për mediat turke.

Publikimi i videos ka shkaktuar një valë të gjerë zemërimi në opinionin publik në Turqi, ndërsa hetimi i autoriteteve vijon për të zbardhur përgjegjësitë dhe për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Otizmli öğrenciler iple bağlandı, MEB hemen harekete geçti

Bursa’da eğitim veren BTSO Baha Cemal Zağra Özel Eğitim Uygulama Okulu’nda, otizmli öğrencilerin sıralara bağlanarak ders işlendiği görüntüler ortaya çıktı.

9-16 yaş arasındaki özel gereksinimli öğrencilere eğitim… pic.twitter.com/91Zw8cVpQT

— Objektif Türk (@objektifturkcom) December 8, 2025

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skeçi solli protestën në skenë, Agron Llakaj reagon pas debateve dhe reagimeve
  • VIDEO: Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
  • Deklarata e fortë e ish-ministrit të Mbrojtjes: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe
  • U larguan disa kohë më parë, Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë së Tiranës
  • Sot ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët që do të bllokohen që prej orës 17:00

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
  2. Alban on SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  3. RE BO on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  4. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  5. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?