Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Studentët braktisin auditoret dhe dalin në rrugë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Studentët braktisin auditoret dhe dalin në rrugë
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Studentët braktisin auditoret dhe dalin në rrugë

Published: October 14, 2026
Shpërndaje

Qindra studentë nga universitetet e Tiranës, por edhe nxënës të gjimnazeve, iu bashkuan protestës para Ministrisë së Arsimit në ditën e dytë, duke shprehur revoltën e tyre për kushtet e arsimit, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin.

Qindra të rinj u shfaqën në hyrje të Rrugës së Durrësit paraditen e së mërkurës, duke brohoritur njëzëri “Ju erdhi fundi”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Revolucion”. Shumica mbanin maska mjekësore në fytyrë e kapuçë mbi kokë.

Të organizuar në grupe, ata braktisën që në mëngjes auditoret e universiteteve për të protestuar para godinës së Ministrisë së Arsimit, në ditën e dytë të protestës së thirrur nga vetë studentët.

- Publicitet -

Në një organizim të paralajmëruar një ditë më parë, ata shpërndanë në rrjetet sociale thirrjet për të bojkotuar mësimin dhe për të dalë në rrugë, pasi protesta e ditës së martë u përshkallëzua në përplasje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa u raportuan edhe raste të përdorimit të tepruar të forcës.

Protesta e së martës, e thirrur nga studentë dhe të rinj përpara Ministrisë së Arsimit, u përshkallëzua në përplasje të dhunshme me policinë, të cilat u përhapën më pas në disa zona të qendrës së Tiranës.

Grupe protestuesish hodhën gurë, kapsolla dhe kokteje Molotov në drejtim të forcave të rendit, ndërsa u dëmtuan institucione publike dhe biznese private. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Gjatë përplasjeve, gjashtë efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa të paktën 19 persona kërkuan ose morën ndihmë mjekësore në spitale, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Policia njoftoi të mërkurën arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve për incidentet gjatë protestës. Ndërkohë, përdorimi i forcës nga policia është bërë gjithashtu objekt hetimi, pas publikimit të pamjeve ku efektivët shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Pesë punonjës policie u pezulluan nga detyra pas publikimit të një videoje ku një 19-vjeçar me këmbë të thyer transportohej në mënyrë të papërshtatshme nga efektivët pranë Parlamentit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënoi dhunën nga të gjitha palët dhe kërkoi hetim të pavarur të incidenteve, duke theksuar se përdorimi i forcës nga policia duhet të respektojë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.

Tër mërkurën në rrjet qarkulluan video të studentëve nga fakultete të ndryshme që dilnin me brohoritje nga shkolla për në protestë.

“Po vijmë nga Universiteti i Mjekësisë, studiojmë infermieri”, thotë një prej tre vajzave që ecin bashkë në mes të turmës. “Jemi këtu për një arsim cilësor dhe garanci për punësim pasi të mbarojmë shkollën”, shton ajo. Studentet kërkojnë të mos identifikohen me emër, edhe pse theksojnë se ky nuk është një vendim i marrë nga frika.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/VID-20261014-WA0002.mp4

Një djalë na tregon dorën e dëmtuar nga përplasja e një dite më parë me policinë. Ai është student i vitit të dytë në Juridik dhe thotë se po proteston që “politikanët e korruptuar të dalin para drejtësisë”.

Turma që vjen nga ana e Sheshit Skënderbej ndalon para godinës së ministrisë, ku një pllakë përkujton 22 intelektualët e ekzekutuar padrejtësisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, pas shpërthimit të një bombe në këtë godinë, ku në vitet ’50 ndodhej Ambasada Sovjetike.

“Poshtë diktatura”, thërrasin studentët e vitit 2026, 75 vjet pas kësaj ngjarjeje.

Ngjitur me godinën, që prej dy ditësh është bërë objekt i shfryrjes së revoltës së studentëve ndaj papunësisë, kushteve të këqija në arsim dhe keqqeverisjes, forcat policore po bëhen gati për ndërhyrje.

Një burrë rreth 70 vjeç qëndron përpara tyre e u kërkon të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve. “Turp, tërhiquni, janë djem e vajza shqiptare”, u thotë ai policëve.

Grupe të rinjsh po vijnë për t’iu bashkuar protestës nga ana tjetër e Rrugës së Durrësit. Na thonë se janë studentë të Universitetit të Sporteve. Mes tyre ka edhe gjimnazistë që kanë lënë mësimin për t’iu bashkuar protestës.

Pa kaluar një orë nga fillimi i tubimit, disa shishe uji hidhen nga turma drejt derës së ministrisë. Pak më vonë, një grup djemsh që qëndrojnë në krye të rreshtit nisin të godasin me gurë godinën, shkulin kangjellat e godinës dhe anësoret e rrugëve, të cilat i përdorin për të ngritur barrikada mes tyre dhe forcave të policisë që qëndrojnë në gatishmëri në krah të godinës.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/VID-20261014-WA0003.mp4

Disa djem të rinj po diskutojnë me njëri-tjetrin nëse duhet të shkojnë edhe ata në rreshtin ku po ndodh përplasja me policinë.

Në çanta, përveç librave, ata kanë shishe me ujë të distiluar e maska, një përgatitje për gazin lotsjellës dhe sprajin me piper që presin të përdoret nga policia.

“Për çfarë po protestojmë? Për lirinë, për të rrëzuar qeverinë”, përgjigjet njëri prej tyre, duke kërkuar me shikim miratimin e shokëve për arsyet e protestës.

Ata janë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës. “Nuk kemi ndonjë organizim, ne u bëmë bashkë, lamë mësimin dhe erdhëm. Nuk e dimë nëse kanë ardhur të gjithë të tjerët”, thotë një tjetër student.

Vetëm pak prej tyre kanë marrë përsipër veprimet e dhunshme, duke hedhur gurë, kapsolla apo duke u vënë flakën koshave të plehrave në anë të rrugës. Çdo akt i tillë, megjithatë, merr duartrokitje dhe ovacione nga të tjerët.

B.Gjoka / Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?