Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “Turp të keni”, deputetët e opozitës bllokojnë dyert e sallës të Konferencës së Kryetarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: “Turp të keni”, deputetët e opozitës bllokojnë dyert e sallës të Konferencës së Kryetarëve
AktualitetPolitike

VIDEO: “Turp të keni”, deputetët e opozitës bllokojnë dyert e sallës të Konferencës së Kryetarëve

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Deputetët demokratë nuk kanë lejuar nisjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve që ishte planifikuar që të fillonte në orën 10:00.

Shkak për bllokimin e nisjes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është bërë përjashtimi i 6 deputetëve nga Kuvendi.

Sipas axhendës së publikuar për mediat, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pritej që të bëhej prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

- Publicitet -

Për shkak se opozita bllokoi hyrjen në sallë, mazhoranca u detyrua që të vijonte mbledhjen në një sallë tjetër.

Ata nuk kanë lejuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”, thonë ata.

Sikurse shihet në foto, një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

Deputetët e PD-se nuk kanë lejuar as ministrin e Financave, Mete që të futet në mbledhje.

Gjatë takimit me socialistët, Bardhi u përplas me Nikollën, duke i kërkuar sqarime për përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Bardhi kërkoi sqarim nga kryetarja e Kuvendit e Shqipërisë, Lindita Nikolla për arsyen e përjashtimit nga Kuvendit. Ai e ndaloi atë para derës ku pritej të mblidhej Konferenca e Kryetarëve.

Bardhi donte të dinte se përse është përjashtuar, ndërkohë që nuk mungoi as akuza se Nikolla ka 2 muaj që shkel rregulloren e Kuvendit.

“Çfarë të kam bërë unë ty që më ke përjashtuar? Pse më ke përjashtuar? Ti ke 2 muaj që shkel rregulloren”, i drejtohet Bardhi-Nikollës.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/11/65421a762cbd2.mp4

Kujtojmë se ditën e djeshme, Sekretariati për Procedurën, Votimin dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?