Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “E mahnitshme, vetëm 18 vjeç…!! Kjo është dita e Shqipërisë!” Spikeri “çmendet”, ja momenti kur Lara vulos kohën e dytë më të mirë në botë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO: “E mahnitshme, vetëm 18 vjeç…!! Kjo është dita e Shqipërisë!” Spikeri “çmendet”, ja momenti kur Lara vulos kohën e dytë më të mirë në botë!
Lajmi i funditSport

VIDEO: “E mahnitshme, vetëm 18 vjeç…!! Kjo është dita e Shqipërisë!” Spikeri “çmendet”, ja momenti kur Lara vulos kohën e dytë më të mirë në botë!

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

Skiatorja Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive është shpallur nënkampione bote duke ngjallur shumë krenari dhe entuziazëm tek të gjithë ata që e duan sportin.

Emocione të forta ka krijuar gara e saj jo vetëm në Shqipëri dhe diasporë.

Edhe vetë komentuesi i garave mahnitet nga performanca e skiatores që sapo ka mbushur 18 vjeç.

- Publicitet -

Ndërkohë që sportistja e re “fluturon” me flamurin kuqezi në krah, spikeri dëgjohet të komentojë me eufori dhe habi: “A mund të jetë kjo dita e Shqipërisë…” “E mahnitshme…! Është vetëm 18 vjeç”, dëgjohen komentet e tij në videon e mëposhtme, publikuar nga DITA:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Video-2024-11-23-at-17.55.10.mp4

Skiatorja e KS Tirana u rendit e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin. Historike për Shqipërinë pasi kjo është hera e parë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra.

Sportistja e re e sponzorizuar nga Bashkia e Tiranës na ka futur në garë me gjigantët Botëror, si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli.

“Super lajm! 🇦🇱⛷️ Skiatorja e KS Tirana 🤍💙, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. ⛷️ Për herë të parë, flamuri shqiptar 🇦🇱 do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Po kush është Lara Colturi? E lindur më 15 nëntor 2006, ajo ka origjinë italiane dhe është fituese, në nivel të lartë, e Kupës së Skive Alpine 2022 të Amerikës së Jugut.

Ajo është vajza e ish-kampiones olimpike Daniela Cekareli dhe trajnerit të skive Aleksandër Colturi. Ka një vëlla më të vogël, lindur në 2011. Vetë ka lindur në Torino por ka jetuar me familjen e saj në Luginën e Suzës, ku ka treguar talent të madh në skijim që kur ishte vajzë e vogël.

Nëna e saj filloi të konsultohej me Federatën Shqiptare të Skive në 2020/2021 dhe u bë Drejtore Teknike e ekipit të femrave Alpine një sezon më pas.

Në maj të vitit 2022, Lara nënshkroi kontratën e saj të parë me Federatën Shqiptare të Skive, duke vazhduar të trajnohet nga prindërit e saj dhe me akses të hapur në çdo nivel garash.

Prindërit e saj u ndanë me Federata Italiane e Skive për shkak të faktit se kjo e fundit nuk i lejoi ata të planifikonin në mënyrë autonome programin e garave të Larës. Ndarja u zyrtarizua në Maj të vitit 2022 kur vajza zgjodhi të ndryshonte kombësinë nga italiane, në shqiptare.

Pas kësaj ajo mund të zgjidhte të garonte kundër nivelit maksimal të skiatorëve profesionistë. Në të njëjtën kohë, nëna e saj u emërua drejtuese e ekipit kombëtar shqiptar të skive alpine.

Pas shfaqjeve të jashtëzakonshme në garat e para në verën e 2022, Lara arriti rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë.

Ajo u bë medalistja e tretë ndonjëherë më e re e artë në Kampionatin Botëror Për Të Rinj 2023, në Shën Anton, Austri dhe hyri në mesin e 30 më të mirëve në Kupën e Botës që në sezonin e saj të parë profesionist.

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?