Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjehrri i kandidatit të foltores përgënjeshtron Berishën: Pallatet e vjetra nuk do të prishen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vjehrri i kandidatit të foltores përgënjeshtron Berishën: Pallatet e vjetra nuk do të prishen
AktualitetPolitike

Vjehrri i kandidatit të foltores përgënjeshtron Berishën: Pallatet e vjetra nuk do të prishen

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka përgënjeshtruar ditën e sotme deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës lidhur me projektvendimin për kontrollin e strukturës së godinave mbi 50-vjeçare.

Në një lidhje për Euronews, Shkreli, i cili është njëkohësisht edhe vjehrri i kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, sqaroi se për ato pallate të vjetra, që kanë pësuar dëmtime ndër vite, do të bëhet ndërhyrje për t’i kthyer ato të sigurta për të jetuar.

“Ky nuk është moment për t’u shqetësuar. Është një moment që njerëzve duhet t’u jepet siguria që banesat ku ata jetojnë, janë banesa të sigurta. Çdo ditë në Institutin e Ndërtimit vijnë kërkesa nga qytetarë, por edhe nga bankat apo shoqëritë imobilare për probleme të tjera, të cilat kërkojnë certifikimin se në çfarë gjendje ndodhen objektet sa i përket anës strukturore. Ideja është që objektet që paraqesin patologji të rënda do jenë objekte ku do ndërhyhet për t’i sjellë në normë sizmike. Pra, do ketë ndërhyrje në këto objekte. Në objekte që kanë patologji të lehta, ato do përballohen me një mirëmbajtje rutinë që ka ndodhur. Objektet i kanë rezistuar tërmeteve, por asnjëri nuk jep garanci në objekte të pa ekzaminuara se deri kur këto do i qëndrojnë tërmeteve”, tha Shkreli.

- Publicitet -

Ai sqaroi se objektet e vjetra do i nënshtrohen një ekspertize teknike për të nxjerrë në pah problemet që këto objektet kanë. “Do të jetë hera e parë që i bëhet auditi këtyre godinave. Nëse kanë patologjira, do të ketë ndërhyje për t’ia zgjatur jetën e këtyre objekteve. Po ashtu edhe për objektet e vjetra që janë ndërtuar jashtë kushteve sizmike, që nuk përmbushin kushtet për të përballuar një tërmet shkatërrues. Godinat e reja është më ndryshe. Sepse godinat e reja janë ndërtuar me kode të azhornuara. Godinat e viteve të fundit bëhet edhe në bazën e eurokodeve dhe kanë qenë objekte që janë sjellë më mirë edhe ndaj tërmeteve”, deklaroi Shkreli.

Vjehrri i Belind Këlliçit u shpreh se një problematikë në këto vite të tranzicionit kanë qenë dhe ndërhyrjet në katet e para të pallateve me muratura mbajtëse. “Nuk është vetëm amortizimi nga koha që sjell dëme, por edhe ndërhyrja njerëzore. Ne kemi shumë probleme nga ndërhyrjet në katet përdhe, që i janë bërë objekteve të vjetra sepse objektet e reja janë me kolona. Por, objektet e vjetra që kanë qenë me muratura mbajtëse, shpesh herë janë hapur për të zgjeruar hapësirat dhe për t’i bërë hapësira biznesi. Dikush i ka bërë me inxhinier, dikush pa inxhinier. I gjithë ky proces nuk është monitoruar në shkallën e duhur dhe ka një nevojë imediate tani për të bërë një kontroll të përgjithshëm”, u shpreh drejtori i Institutit të Ndërtimit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?