Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjosa zyrtarisht Park Kombëtar, Rama: Mbrojmë përgjithmonë lumin më të egër të Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vjosa zyrtarisht Park Kombëtar, Rama: Mbrojmë përgjithmonë lumin më të egër të Europës
KryesorePolitike

Vjosa zyrtarisht Park Kombëtar, Rama: Mbrojmë përgjithmonë lumin më të egër të Europës

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndodhen në Tepelenë, ku po marrin pjesë në një aktivitet për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi shpalljen e Vjosës Park Kombëtar si një moment të rëndësishëm për vendin tonë.

“Ky është një moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën, si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies, mund të shihet krejt ndryshe nga sa rëndom jemi mësuar, duke kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter i natyrës.

- Publicitet -

Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë që në krye të herës, kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk është një vendim i lehtë por i vështirë për disa arsye shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Më vjen shumë mirë që ia dolëm kësaj ndërmarrjeje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan për të ardhur deri këtu ku dua të vecoj dy njerëz, Mirelën dhe Adelinën, drejtoren tonë të agjencisë së planifikimit, të cilat me shumë këmbëngulje dhe durim bashkërenduan shumë forca që u bënë bashkë në këtë proces.

Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Europës dhe në këtë rrugë patëm shumë evropianë që pasi i zbutën lumenjtë e tyre të egër, u turrën tek Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja. Pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake, u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që iu japim mundësi që atyre të bëjnë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre”, tha Rama.

Rama ka sulmuar sot europianët që i dolën në mbrojtje lumit Vjosa, teksa deklaroi se duke e shpallur park kombëtar i të bëjmë një larje sado të sipërfaqshme ndërgjegjes së tyre.

Rama tha se shumë europianë pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë.

“Shumë europianë që pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që dhe atyre u japim mundësi që përmes Vjosës të bëjmë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre”.

Ai tha më tej se Parku i Butrintit është një model suksesi.

“Bashkohen me qeverinë dhe autoritetet vendore dhe krijojnë një strukturë dhe bëjnë të mundur kanalizimin e fondeve që vijnë nga burime të ndryshme. Mbi bazën e kësaj eksperience të ndërtojmë Fondacionin e Vjosës dhe ky Fondacion të jetë një Fondacion forcash të përbashkëta që të bëjë menaxhimin e te gjithë resurseve, të vendosë çfarë ndërtohet dhe çfarë jo. Të mos i ngelë në dorë asnjë qeverie dhe asnjë bashkie vendimi”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skenë lufte pranë Kryeministrisë, hidhen molotovë dhe ujë, protestuesit i vënë flakën një automjeti
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. detto tra noi on VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  3. Kris Pano on “Duart e huaja”
  4. Aldrin on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda
  5. Aldrim on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?