Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim
Kronike

Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim

Published: March 21, 2024
Shpërndaje

Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar si të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin vitin e shkuar.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ndoqi online këtë seancë nga ku u vendos data 25 Mars për nisjen e shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë.

Edmond Haxhia i kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshimin se organizoi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit në gjykatë përmes video link nga burgu Wandsworth në Londër ku mbahet në paraburgim.

- Publicitet -

Edhe Thomas Mithan bashkë me Steven Hunt iu bashkuan seancës po nga burgu Wandsworth me video-link.

Ata bashkë me avokatët e tyre pranuan nisjen e shqyrtimit të kërkesës të Shqipërisë më 25 Mars. Shqyrtimi i kësaj dosje ekstradimi parashikohet të zgjasë shtatë ditë.

Dy të kërkuarit e tjerë Harry Simson dhe Harriet Bridgerman i është komunikuar ky vendim disa ditë më parë.

Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin e katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori Nikulajat.

Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri fund-vitin e shkuar.

Shteti shqiptarë do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.

Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit të katër britanikëve dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit.

Të kërkuarit e kësaj dosje nuk do të jenë në dispozicion të drejtësisë shqiptare deri në fund të këtij viti.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?