Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Ardian Nikulajt, Hoxha: E njihja viktimën, autorët dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Ardian Nikulajt, Hoxha: E njihja viktimën, autorët dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn
Kronike

Vrasja e Ardian Nikulajt, Hoxha: E njihja viktimën, autorët dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga atenti që i mori jetën biznesmenit Ardina Nikulaj.

Hoxha deklaroi se Nikulaj prej kohësh lëvizte me makinë të blinduar. Po ashtu, ai tha se Nikulaj kishte vendosur të mbështeste kandidatin e Berishës.

“I ndjeri a lënë katër fëmijë, ishte një faktor i rëndësishëm sidomos në fushatat elektorale, nuk është bere i dukshëm në zgjedhjet i fundit por ishte një aktor i rëndësishëm në Lezhë. Lezha është një qark i djathë dhe herë pas here e majta tentonte ta përmbushte.

- Publicitet -

Çuditërisht sot në këtë fushatë ai është i regjistruar si kandidat i këshillave bashkiak për PSD-në dhe ka qenë një mbështetës i hapur i kandidatit për kryetar bashkie në Lezhë.

Logjikisht ky duhet të ishte mbështetës i kandidatit të mazhorancës, unë e kam takuar jo më larg se dy javë, ngjarja është shumë e rëndë, Ardjan Nikulaj nuk është njeri lehtësisht i arritshëm, mund ta gjeje në Tiranë pasi ka biznese në Tiranë, sigurisht që gatë kësaj kohe kam vënë re që ishte i kujdesshëm në lëvizjet që bënte, ishte i përfshirë në procese hetimore për një konflikt të filluar mbi 20 vite më parë.

Lëvizte me shoqërues. Fillimisht kam njohur palën tjetër që ka qenë në konflikt me Nikulajn ndërsa ai u bë i rëndësishëm kur mori pjesë në politikë. Në fushata të mëparshme ka mbështetur forcat e mata ndërsa në rastin konkret ishte mbështetës i PSD-së.

Nikulaj do të mbështeste kandidatin e opozitës sepse është një kandidat shumë i mirë dhe unë isha kurioz për këtë. Nga informacioni që kam mendoj e anëtarë të familjes së tij do të mbështesnin Pjerin Ndreun. Në zona të tilla emri i kandidatit bën diferencën.

Edhe në atentatin e 6 marsit të vitit të kaluar Ardjan Nikulaj ka qenë i pranishëm në një lokal në qendër të Lezhës ku u bë një atentat. Unë atë natë i kam thënë kush e merr guximin t’i qëllojë kur ti ishe mbrapa. Atentati ishte ndaj Aleks Dedës, i cili mori tetë plumba, por fatmirësisht i shpëtoi.

Personat e dyshuar për këtë atentat dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn. Unë jam interesuar për të parë nëse ky kishte lidhje direkte me Martinajn. Eliminimi në këtë moment, nuk po hyj te motivet, eliminimi në atë pikë, me aq sa e njihja pika më e dobët që mund të goditej ishte te lokali vet por për të ishte e sigurt se nuk mund të afrohej njeri.

Ai është në listën e këshilltarëve bashkiakë dhe pretendonte të merrte 7-10 anëtarëve. E veçanta ishte pozicioni që kishte zgjedhur se në vitet e tjera mbështeste mazhorancën ndërsa në rastin konkret mbështeste kandidatin e opozitës.

Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo sot ai do të kishte një rol të rëndësishëm. Kjo ngjarje do të jetë në çdo raport ndërkombëtar për zgjedhjet”- tha Artan Hoxha.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?