Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e biznesmenit, gazetari: Autori kishte veshur dy palë rroba për t’u dukur i shëndoshë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e biznesmenit, gazetari: Autori kishte veshur dy palë rroba për t’u dukur i shëndoshë
AktualitetKronike

Vrasja e biznesmenit, gazetari: Autori kishte veshur dy palë rroba për t’u dukur i shëndoshë

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, në një lokal në Shëngjin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha dha detaje nga ngjarja e rëndë, duke folur edhe për autorin, i cili është maskuar, jo vetëm duke mbajtur një skafandër, por rezulton të ketë veshur disa palë rroba, për t’u dukur i shëndetshëm, por sipas Hoxhës është një person “i dobët dhe qitës i mirë”.

Hoxha zbuloi gjithashtu se Nikulaj ka qenë duke biseduar në telefon i acaruar, përpara se të ekzekutohej. Gazetari tha se viktima ka kryer disa telefonata dhe sipas një dëshimtari, është dukur i acaruar.

- Publicitet -

“Ai ka qenë personazh me shumë ndikim në zonë, me ndikim të qëndrueshëm. Herën e fundit që e kam takuar, ishte i mbrojtur, i shoqëruar. Duket pak e çuditshme se si nuk ka reaguar. Para se të hyjë autori, ai është duke folur në telefon. Presupozohej të ishte zonë e sigurtë ai lokal. Personi me skafandër ka krijuar idenë e një polici qarkullimi ose punonjësi të bashkisë.

Sapo ka hyrë i ka folur në emër për ta përshëndetur. Sapo ka bërë rrotullimin te tavolina, një nga personat që gjenden në lokal afrohet për kuriozitet më shumë. Ndërkohë ai nxjerr pistoletën TT. Në Shqipëri dallohen zonat që përdorin këto lloj armësh.

Autori ka gjuajtur dhe i ka të gjithë goditjet në tabelë, në të gjitha rastet, për të qenë i bindur. Më pas është larguar qetësisht, ka marrë drejtimin në krahun e Gjadrit dhe në Gjadër është zonë e madhe pa mbulim kamerash. Është kërkuar që motorri mund të ketë ardhur në Tiranë. Por deri në këtë moment nuk është zbuluar motorri.

Targa është greke. Ajo që bie në sy, nga veprimet që kam parë aty, autori ka përdorur një hile. Ai duket sikur është trupmbushur, por ai ka veshur dy palë tesha dhe ka edhe jelek anti-plumb. Pra ndryshe nga identikiti i policisë, sipas informacioneve, autori nuk është siç e kërkon policia, një trupmbushur dhe i palestruar, por krejt tjetër, një person i dobët, qitës shumë i mirë.

Kam kontaktuar me një personazh që ka qenë në lokal 30 minuta para. Ka biseduar me Ardianin. Ai ka bërë disa telefonata dhe ka qenë i acaruar. Nuk e di nëse prokuroria ka mbledhur gjë, por ka patur disa telefonata. Autori ka mbikqyrur lëvizjet e Nikulajt. E ka patur të qartë që objektivi ka mbetur i vetëm në tavolinë”, deklaroi Hoxha.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është 50-vjeçari që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve të bankave në Tiranë, u largua me monopatinë
  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  • Kontroll në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait, zbulohet një kasafortë e fshehtë
  • Reshje shiu dhe borë në zonat malore, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë
  • Dosja “Partizani”, dëshmon sot në GJKKO ish-ministri Fatmir Mediu

Komentet e Fundit

  1. NEWS 24 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. Jimi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  3. Bota njesoj eshte on Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  4. thirri mendjes o rrote on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. 1 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?