Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë njëri prej të përfshirëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë njëri prej të përfshirëve
AktualitetKronike

Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë njëri prej të përfshirëve

Published: February 1, 2023
Shpërndaje

Gjelosh Krasniqi, një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur më 30 tetor në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë është vënë në pranga.

Arrestimi i Krasniqit është bërë një natë më parë në Pejë. Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë me dije se bashkë me Krasniqin është arrestuar dhe personi që e ka strehuar të riun që akuzohet se i kishte siguruar makinën, të cilën Kola e përdori në ekzekutimin e Sanajt.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha Shkodran Nikçi.

- Publicitet -

Tashmë, në kërkim nga policia është Vladimir (Valmir) Kola, në rolin e ekzekutorit dhe Kened Antoni 25 vjeç, lindur e banues në Pejë. Ky i fundit ka sjellë mjetin bashkë me Gjeloshin që u arrestua sot.

Në kërkim për këtë krim është shpallur edhe Agustin Kola, vëllai i autorit, i cili ndodhet në Spanjë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen. Valmir Kola dyshohet se tre ditë pasi ka kryer krimin, është larguar sërish drejt Belgjikës.

Sipas policisë, vrasja e Briken Sanajt është kryer për hakmarrje, për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj. E gjitha, pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën, vëllain e Valmirit. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria për të nisur një jetë të re në Itali.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?