Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Xhuljano Hoxhën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Xhuljano Hoxhën
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Xhuljano Hoxhën

Published: April 8, 2024
Shpërndaje

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Xhuliano Hoxhën dhe me 17 vite burg për Euglen Halilin.

Vendimi është marrë në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt në Elbasan.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

- Publicitet -

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtar), sot më datë 08.04.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 12 akti, datë 23.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit E.H. dhe Xh.H., kundër vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
5. Bazuar në nenin 55 parag 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Xh.H. dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës E.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës R.R., parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja “c” dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
10. Bazuar në nenin 55 paragrafi 2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.H. dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 28 pika 7 të Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit E.H. me 17 vjet burgim.
11. Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me të pandehurit Xh.H.
2. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 64, datë 11.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa është disponuar në lidhje me faktet penale dhe fajësinë e të pandehurit E.H., me ndryshimet si vijon:
3. Dënimin e të pandehurit E.H. me 10 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës E.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
4. Dënimin e të pandehurit E.H. me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale në dëm të viktimës R.R., sipas nenit 78/2 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/2, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
5. Dënimin e të pandehurit E.H. me 3 vjet burgim, sipas nenit 278/4 në lidhje me nenin 28/4, nenin 334/1, nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
6. Dënimin e të pandehurit E.H. me 1 vit burgim, sipas nenit 333/a/2 në lidhje me nenin 28/7 të Kodit Penal si dhe pikat 2 dhe 4 të nenit 37/a të Kodit të Procedurës Penale.
7. Në bazë të nenit 55/2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve caktimin si dënim përfundimtar ndaj të pandehurit E.H. me 16 vjet burgim.
8. Lënien të fuqi të vendimit të sipërcituar për pjesët e tjera të tij.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?