Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit, burg përjetë për Ardjan Çapja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit, burg përjetë për Ardjan Çapja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun
AktualitetKronike

Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit, burg përjetë për Ardjan Çapja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Pas 11 viteve nga vrasja e Gentian e Nezir Beqirit është bërë drejtësi. Tre burgime përjetë, një me 15 vite dhe dy me nga 25 vite heqje lirie. Ky është dënimi i dhënë nga togat e zeza të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vrasjen e babë e bir në gusht të 2012.

Ardjan e Florenc Çapja dhe Jorgu Leku janë dënuar përjetë. Ndryshe nga sa kërkoi Prokuroria e Posaçme, 6 vite, GJKKO dënoi me 15 vite bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin. Nga 25 vite burgim dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani

Ardian Çapja, përveç avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkoi të shpallet i pafajshëm.

- Publicitet -

Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.

“Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte”, thuhet në dokument.

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje, mirëpo kjo kërkesë nuk i është marrë parasysh nga GJKKO.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?