Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun
AktualitetKronike

Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun

Published: February 17, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Ardian Çapjan dhe 25 vite për Florenc Çapjan, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në 2012. Ditën e sotme SPAK ka lexuar pretencën në një seancë ku ishte i pranishëm edhe vetë Ardian Çapja, por që nuk ka bëri asnjë reagim pas vendimit.

Ndërkohë, SPAK ka dhënë pretencën edhe për pjesëtarët e tjerë të grupit që u përfshinë në vrasjen e babë e bir në Elbasan 18 vite më parë. Më konkretisht, SPAK ka kërkuar burg përjetë edhe për Olsi Leku, ekzekutuesin e planit, 20 vjet burg për Klajdi Dokolin dhe Etien Cani. Ervis Bardhi, i cili ka qenë ai që zbardhi të gjithë ngjarjen dhe u bë bashkëpunëtor i drejtësisë është “falur” nga SPAK, që për të kërkon vetëm 6 vite burg.

“Ardiani me tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, ka thënë më herët Ervis Bardhi në dëshminë e tij.

- Publicitet -

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

Pretenca SPAK
Ardian Capja burg përjetë
Florenc Capja 25 vjet
Olsi Leku burg përjetë
Ervis Bardhi 6 vjet
Klajdi Dokoli 20 vjet
Etien Cani 20 vjet

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositës i vrasjes së dy personave, babë e bir.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?

Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  • AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
  • Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK
  • FOTO: Bizneset mbyllin qepenat, lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

Komentet e Fundit

  1. demo on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. K R on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. Ethem Lalaj on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Liria on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  5. ATSH on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?