Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: Në rrezik jeta e një dëshmitari!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: Në rrezik jeta e një dëshmitari!
AktualitetKronike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: Në rrezik jeta e një dëshmitari!

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, Rezarta Tahiraj ka vënë alarmin me pretendimin se jeta e një dëshmitari është në rrezik.

Avokatja Rezarta Tahiraj ia ka parashtruar këtë rrezik Prokurorisë së Elbasanit dhe i kërkon asaj të marrë menjëherë masat për mbrojtjen e këtij dëshmitari.

Por për të mbrojtur, avokatja nuk i ka bërë me dije as emrin, por në seancën e 1 shkurtit dëshmoi shoku i viktimës, Mehmet Greca dhe Julian Mata. Sipas avokates, të dy persona aktualisht janë të lirë dhe kështu rrezikohet edhe jeta e dëshmitarit.

- Publicitet -

“Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për të bërë që të ndryshojë deklarimet e tij,”-ka pyetur me shkrim avokate Tahiraj.

Njoftimi i Policisë:

Mund të jetë në rrezik jeta e një dëshmitari të vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani. Ky rrezik i është evidentuar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvani. Në seancën e një shkurtit ky dëshmitar, duke ju përgjigjur pyetjeve të avokates Tahiraj dhe të prokurorit, ka deklaruar, substancialisht, se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të ishte vrarë. Rrethana që ata dy persona të armatosur të grupit agresor rezultojnë ende në liri përbën një rrezik për dëshmitarin që do të ndihmonte drejtësinë për ti identifikuar, hetuar dhe pothuajse sigurisht për ti çuar në proçes me rolin e të pandehurve për atë vrasje. Është për këtë që avokate Tahiraj, që në proçes ka rolin e Palës civile, në sinjalizimin e kësaj situate të rrezikut për jetën e dëshmitarit, i ka kërkuar Prokurorisë për të vlerësuar çdo masë që mund ta mbrojë atë.

“Me deklarimet e tij në proçes ky dëshmitar – deklaron avokate Tahiraj – mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia”. Në fakt, mund të kenë qenë armët edhe të këtyre dy agresorëve të mjekut për të qëlluar në vendin e vrasjes dhe për të plagosur, për shembull, dhëndrin e mjekut. “Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera – në mendimin e avokate Tahiraj – për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta akoma të tjerë”.

“Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për të bërë që të ndryshojë deklarimet e tij” ka pyetur me shkrim Prokurorinë avokate Tahiraj.

Është për këtë që sinjalizimi i bërë nga avokate Tahiraj në Prokurorinë Elbasan konkludohet me kërkesën që “të verifikohet dhe vlerësohet çdo hipotezë rreziku për atë dëshmitar pa përjashtuar hipotezën e vënies së tij në mbrojtje” dhe megjithatë, në paralel, edhe “që të vlerësohet nëse të proçedohet me një hetim tjetër gjyqësor të finalizuar për verifikimin e rrethanës të këtij sulmi të pësuar nga mjeku përpara se të vritej duke hipotezuar veprat penale të kërcënimit të rëndë dhe sulmit të rënduar nga përdorimi ose posedimi i armëve”.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  2. Ethem Lalaj on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  3. durrsaku on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. Flamur on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. protestus on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?