Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja në Maliq, viktima u kthye nga Gjermania pas problemeve me familjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja në Maliq, viktima u kthye nga Gjermania pas problemeve me familjen
AktualitetKronike

Vrasja në Maliq, viktima u kthye nga Gjermania pas problemeve me familjen

Published: February 19, 2023
Shpërndaje

Vrasja e 50-vjeçarit Hamdi Bylykbashit nga i ati, tronditi fshatin Zvezdë dy ditë më parë.

77-vjeçari, Shefki Bylykbashi vrau djalin e tij me çekiç pas një konflikti të fortë mes tyre. Raportohet se viktima ishte ndarë prej disa kohësh nga gruaja dhe pas kësaj ishte kthyer në përdorues të pijeve alkoolike. Banorët kanë thënë se ai jetonte në Gjermani bashkë me familjen, por ishte kthyer pak kohë më parë pas disa mosmarrëveshjeve.

“Jetonte në Gjermani bashkë me familjen dhe ka pak kohë që është kthyer. Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që të kthehet në vendlindje. Kishte 3 fëmijë. Nuk kishin konflikte me parë”, ka thënë një banor.

- Publicitet -

Shefki Bylykbashi ka deklaruar para policisë se nuk dnte që ta vriste, por nuk po e duronte dot sjelljen e tij. Sipas tij, djali kishte nisur që të pinte ditë për ditë dhe e bezdiste shumë të moshuarin.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.

Krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit dy ditë më parë por vetëm dje u zbulua. Babai i moshuar ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit. Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.

Në debat e sipër sipas policisë viktima ka tentuar të hedhë babanë e tij Shefkiun në pusin i cili ndodhet në oborrin e banesës. Pasi është shmangur, i moshuari ka arritur të marrë një çekiç i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe me të ka goditur disa herë në kokë djalin e tij të vetëm.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?