Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuani nga sëmundjet e mushkërive, ky është lëngu “magjik” që ul presionin e gjakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shendetesi > Vuani nga sëmundjet e mushkërive, ky është lëngu “magjik” që ul presionin e gjakut
Shendetesi

Vuani nga sëmundjet e mushkërive, ky është lëngu “magjik” që ul presionin e gjakut

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Lëngu i panxharit ka një efekt të dobishëm te pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, pasi duket se ul presionin e gjakut.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuara në Gazetën Evropiane të frymëmarrjes, një suplement dietik i përditshëm i bërë nga lëngu i panxharit, të cilin e kanë konsumuar për 12 javë njerëzit me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ka ndikuar pozitivisht tek ta duke ulur presionin e gjakut.

Po ashtu ka përmirësuar distancën që pacientët mund të përshkojnë, duke ecur gjashtë minuta më tepër.

 

Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD) është një gjendje serioze e mushkërive që prek rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën. Ajo shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kufizon rëndë aftësinë e njerëzve për të qenë fizikisht aktivë. Gjithashtu rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

 

Hulumtimi, i kryer nga studiues në Imperial College London, shqyrtoi përfitimet e marrjes së një suplementi të koncentratit të lëngut të panxharit me nitrat të lartë (70 ml koncentrat lëngu me 400 mg nitrate).

 

Deri më sot ka disa prova se lëngu i panxharit mund të përdoret nga atletët për të përmirësuar performancën e tyre, ndërsa disa studime afatshkurtra kanë zbuluar se nivelet më të larta të nitrateve në gjak mund të rrisin disponueshmërinë e oksidit nitrik, i cili ndihmon enët e gjakut të relaksohen.

 

Studimi i ri përfshiu 81 persona me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, presioni i gjakut sistolik i të cilëve ishte më i madh se 130 mmHg. Prej tij u zbulua se ata që morën suplementin e pasur me nitrat përjetuan një ulje mesatare të presionit të gjakut sistolik prej 4.5 mmHg krahasuar me ata që morën placebo.

 

Udhëheqësi i studimit, profesor Nicholas Hopkinson i konsideroi rezultatet “shumë premtuese, por do të duhet të konfirmohen në studime më të mëdha dhe afatgjata”.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë
  • Një prej tyre…
  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem

Komentet e Fundit

  1. × on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Ethem Lalaj on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  3. ¿? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  4. Kaq on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. soza on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?