Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Wizz Air nis linjë të re nga Tirana në Bratislavë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Wizz Air nis linjë të re nga Tirana në Bratislavë
Ekonomi

Wizz Air nis linjë të re nga Tirana në Bratislavë

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Tiranë, 16 tetor 2025 – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në vend, prezantoi sot një linjë të re direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt Bratislavës (BTS), duke theksuar më tej angazhimin e saj për të zgjeruar mundësitë e udhëtimit për pasagjerët shqiptarë në Europë.

Shitjet e biletave për linjën e re nisin sot, më 16 tetor 2025, ndërsa fluturimi i parë do të realizohet më 16 mars 2026. Linja do të operojë tri herë në javë – çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, duke u ofruar udhëtarëve shqiptarë një udhëtim të përballueshëm drejt kryeqytetit sllovak. Biletat janë të disponueshme në www.wizzair.com dhe në aplikacionin zyrtar WIZZ, me çmime që fillojnë nga vetëm 1,990 lekë.

Bratislava, e vendosur buzë lumit Danub, njihet për qytetin e saj të vjetër plot hijeshi, kështjellën ikonike dhe jetën e gjallë kulturore. Si një kryeqytet dinamik i Europës Qendrore, ai ofron një kombinim perfekt të historisë, modernitetit dhe mundësive të biznesit. Kjo linjë e re do t’u mundësojë udhëtarëve shqiptarë të zbulojnë një perlë pak të njohur të Europës Qendrore, ndërsa udhëtarët sllovakë do të kenë tashmë mundësinë të eksplorojnë plazhet, natyrën dhe mikpritjen shqiptare.

- Publicitet -

Pas njoftimit të 9 shtatorit për ardhjen e një avioni të ri Airbus A321neo në verën e vitit 2026, hapjen e katër linjave të reja dhe rritjen e frekuencave të disa linjave ekzistuese, Wizz Air vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si udhëheqëse tregu në Shqipëri. Kompania operon aktualisht me 14 avionë që kanë bazën në Tiranë, fluturojnë drejt 56 destinacioneve në 18 vende, dhe ofrojnë mbi 7 milionë vende çdo vit. Që nga fillimi i fluturimeve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar pothuajse 20 milionë pasagjerë, duke krijuar vende direkte pune për më shumë se 500 anëtarë ekuipazhi dhe duke mbështetur 16 mijë të tjerë në industri të ngjashme.

Nga janari deri në tetor 2025, linja ajrore ka operuar gati 25,000 fluturime nga dhe drejt Tiranës, duke transportuar mbi 5.2 milionë pasagjerë – një rritje prej pothuajse 7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024 – dhe me një normë përfundimi prej 99.9%, një nga më të lartat në industri.Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të lumtur të njoftojmë një tjetër zgjerim të rrjetit tonë në Tiranë, këtë herë duke lidhur kryeqytetin e Shqipërisë me Bratislavën. Kjo linjë e re tregon edhe njëherë angazhimin e qendrueshëm të Wizz Air drejt Shqipërisë dhe pasagjerëve të saj, duke ofruar më shumë destinacione të përballueshme, të besueshme dhe mundësi udhëtimi të qendrueshme. Të udhëhequr nga nisma jonë “Customer First Compass”, do të vazhdojmë të investojmë në destinacione të reja dhe eksperienca që lidhin shqiptarët me Europën, dhe europianët me Shqipërinë. Let’s WIZZ, Shqipëri!”

INFORMACION RRETH RRUGËS MË TË RE

LINJA  FREKUENCA  TARIFA NGA  FILLIMI I OPERIMEVE 
TIRANA – BRATISLAVË E hënë, e mërkurë, e premte 1,990 LEK 16 Mars 2026

Rreth Wizz Air

Wizz Air operon një flotë prej 244 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip i dedikuar i profesionistëve të aviacionit ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke bërë që Wizz Air të jetë zgjedhja e preferuar e 75 milionë pasagjerëve në vitin 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania u rendit së fundmi ndër dhjetë kompanitë ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve, dhe fitoi çmimin si Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitet 2019 dhe 2023. Wizz Air është njohur gjithashtu si “Linja Ajrore me Kosto të Ulëta më e Qendrueshme” nga World Finance Sustainability Awards për periudhën 2021-2025 si dhe “Grupi më i Qendrueshëm Mjedisor i Linjave Ajrore në rajonin EMEA për Vitin 2024” nga CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence.

Për më shumë informacion:

[email protected]

[email protected]

 

Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

Na ndiqni në LinkedIn: @Wizzair 

Na ndiqni në X: @Wizzair

Na ndiqni në TikTok @Wizzair  

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?