Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Wizz Air shpallet “linja ajrore më e qëndrueshme për vitin 2025”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Wizz Air shpallet “linja ajrore më e qëndrueshme për vitin 2025”
Ekonomi

Wizz Air shpallet “linja ajrore më e qëndrueshme për vitin 2025”

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Tiranë, 22 Shtator 2025 – Wizz Air ka kënaqësinë të njoftojë se është vlerësuar me çmimin “Linja Ajrore më e Qëndrueshme për Vitin 2025” në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve për qëndrueshmerinë për linjat ajrore me kosto të ulët (Airline Economics Sustainability Awards).

Ndarja e çmimeve vjetore të organizuara nga Airline Economics, nderon liderët e industrisë së aviacionit në kujdesin ndaj mjedisit, inovacionin dhe mirëqenien shoqërore, përmes nismave të zbatuara gjatë periudhës 12-mujore deri në gusht 2025. Fituesit u përzgjodhën në bazë të rezultateve të një sondazhi në mbarë industrinë, duke u mbështetur në të dhëna të thelluara për qëndrueshmërinë dhe emetimet, të siguruara nga Estuaire[1], në bashkëpunim me ekipet editoriale të Airline Economics Plus.

Juria vlerësoi Wizz Air për përparimin e matshëm në uljen e karbonit, raportimin transparent dhe planin ambicioz drejt Net Zero deri në vitin 2050, të prezantuar në prill të këtij viti. Ajo theksoi gjithashtu raportimin e hapur të Wizz Air, investimet në avionë me efikasitet të lartë karburanti dhe strategjitë operative që i japin përparësi performancës mjedisore.

- Publicitet -

“Çmimet e Qëndrueshmërisë janë një dëshmi e angazhimit në rritje të industrisë së aviacionit ndaj dekarbonizimit,” tha Victoria Tozer-Pennington, Redaktore dhe Bashkëthemeluese e Airline Economics. “Jemi krenarë të nxjerrim në pah kompanitë dhe individët që jo vetëm vendosin objektiva ambiciozë, por edhe arrijnë rezultate reale.”

Dorottya Durucsko, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Qëndrueshmërisë në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të nderuar të marrim çmimin ‘Linja Ajrore më e Qëndrueshme për Vitin 2025’. Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit të kolegëve tanë dhe e përparimit që kemi arritur në udhëtimin tonë drejt Net Zero. Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologjinë e avionëve, të bashkëpunojmë për rritjen e prodhimit të karburantit të qëndrueshëm për aviacionin dhe të mbështesim reformën e hapësirës ajrore. Ky vlerësim nga Airline Economics dhe Estuaire forcon bindjen tonë se jemi në rrugën e duhur për të forcuar ekosistemin e aviacionit. Let`s Wizz!”

Gjatë vitit financiar 2025, intensiteti i emetimeve i Wizz Air ishte 52.2 gram CO2 për pasagjer për kilometër. Kompania operon një nga flotat më të reja në botë, ku mbi 70% përbëhet nga avionë ultra-efikas Airbus A321neo me një moshë mesatare vetëm 4.5 vjet, të cilët integrojnë teknologji të ndryshme që sjellin kursim shtesë karburanti. Me objektivin për të reduktuar intensitetin e karbonit me 25% deri në vitin 2030 dhe synimin që 10% e fluturimeve të fuqizohen nga karburanti i qëndrueshëm i aviacionit (SAF) deri në të njëjtin vit, strategjia afatgjatë e Wizz Air mbështetet në tre shtylla:

  • Fluturime: 30% ulje e emetimeve përmes teknologjisë së re të avionëve dhe rinovimit të flotës;
  • Karburant: 53% ulje e emetimeve përmes SAF;
  • Gjurmë mjedisore: 4% ulje e emetimeve përmes modernizimit të menaxhimit të trafikut ajror.

Rreth Wizz Air

Wizz Air operon një flotë prej 243 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke bërë që Wizz Air të jetë zgjedhja e preferuar e 62.8 milionë pasagjerëve në vitin 2024. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania u rendit së fundmi ndër dhjetë kompanitë ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve, dhe u shpall Kompania Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në 2019 dhe 2023. Wizz Air është njohur gjithashtu si “Kompania Ajrore me Kosto të Ulët më e Qëndrueshme” nga viti 2021 deri në 2024 dhe “Kompania më e Mirë Ajrore për Reduktimin e Karbonit” nga World Finance Sustainability Awards në vitin 2024. Wizz Air gjithashtu mori çmimin “Grupi Ajror i Vitit për Qëndrueshmëri Mjedisore në EMEA” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2024.

Për më shumë informacion:

Komunikimet Korporative: [email protected]

V + O Communication: [email protected]

Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

Na ndiqni në LinkedIn: @Wizzair

Na ndiqni në X: @Wizzair

Na ndiqni në TikTok @Wizzair 

[1] Anketa përfshinte të dhëna të thelluara mbi qëndrueshmërinë dhe emetimet, të cilat u siguruan nga kompania Estuaire.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?