Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin përgjimet: Si u organizua atentati ndaj ish-prokurorit të Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dalin përgjimet: Si u organizua atentati ndaj ish-prokurorit të Durrësit
AktualitetKronike

Dalin përgjimet: Si u organizua atentati ndaj ish-prokurorit të Durrësit

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

Zbardhen detaje të reja lidhur me përplasjen e grupeve kriminale me bazë në qytetin bregdetare të Durrësit. Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos, alias Rrumit.

Në emisionin “Në shënjestër” u raportua se atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”.

Nga biseda e përgjuar konstatohen edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit.

- Publicitet -

Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Për këtë ngjarje duket se Rraja po përndiqej edhe në burg, pasi me mesazhe i kërkonin që të bënte kujdes kur dilte për ajrim.

Më 11 shtator 2019 përgjohet biseda midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”.

Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë duket se sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.

“O vlla e lëm kështu, te lokali si ka thënë ‘shoku’ dhe nesër. Ne na duhet për mendimin tim, te tarraca dikush që të pijë kafe dhe te muzeu një tjetër dhe sa të lëshohet ai te këto rrugë dal unë te ura e shoh nga iku për TR apo për lokal.

Dhe s’ka ça rri gjithë ditën, nga ora 2 deri në 4. Po te muzeu dhe te tarraca nuk besoj se ka ndonjë problem.

I the ‘Kilit’ të shohi për atë makinën që më the mua se mos është me atë te lokali. Ne jemi këtu, ti e din, s’kam ik andej. Dihet ai, o në autostradë o në lokal do shkojë. Ai e din vendin fiks ku do presi. Po vlla po mos t’i ndahena nesër,”-i shkruan Meçaj.

Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht.

Po ashtu, duket se ishin shumë të ‘entuziasmuar’ lidhur me gjithë skenarin që kishin bërë në kokë për atentatin.

“A ka dalë ‘Alt’ aty se ne jemi te vendi jonë. Ok vlla, po pse nuk ia le telefonin ‘Alt’ të na shkruante se ka ardh ai. Dhe ti thoshim edhe ‘Dokut’ që ka ardhur dhe të jetë gati. Ishalla sot po shkon te lokali se ka kaq ditë pa qenë.

O për mua kam durim vlla, po kam hallin  e atyre që janë me hekura në kurriz se dje kanë nejt në rrugë të shkretët. Po pastaj ‘Alt’ dhe ‘Diqo’ mos t’i ndahen sa ta pasojnë.

E mir aty të rrijë ishalla vjen vlla. Po vlla ajo na duhet dhe ne. Ishalla ajo është super. Ishalla aman. Dhe unë këtu me ‘Fshatarin’ jam dhe me ‘Diqon’.

Fratelo, hë ka ardhur gjë se më pyeti dhe ‘Doku’. Dhe ‘Kili’ vlla thuaja amanet lokalin sot se mos na vjen atje se ka ditë pa ardhur. Ok ti më thuaj vlla, pastaj çojmë ‘Diqon’ atje”.”

Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta.

Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh. Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit.

-Hë vlla e kanë pa?

-Po vjen këtej. Inshallah vlla. U nis dhe unë këtu jam, s’më ikën. Ja sa të vij dhe ‘Doku’. Po ngaqë s’po i punon ky telefoni atij.

-Ka ndalu te ura, u fut mrena te ‘Shala’. Se di a ka rrugë andej.

-S’ka dalë, a ka rrugë mbas Shalës, mos na iki anej?

-Tani doli, u kthye ne Sukth.

-Erdha prapë në Maminas. Se ai iku me marr kerrin.

-Jemi te dogana në Tiranë tani. Tre herë ndaluam rrugës ne, tre herë na ka pa sot. Aty më humbi se bëri rrethin dy herë dhe ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa se po na shef”.

Durimi po u humbiste, por kishin edhe presion se edhe Plarent Dervishaj i kishte kritikuar për dështimin dhe kërkonte me ngulm që e gjitha të mbaronte ashtu siç vetë e kishte porositur.

“Leje vlla, 2 orë në lokal ai, 1 orë te Shala, 1 orë në Sukth. ‘Doku’ s’u bë gati. Për Zotin më ka ik menja, kishte maru sot ajo vlla. T’i themi dhe ‘fshatarit’ vlla.

 Unë i shkreti pincë për Zotin, po nejse ju e dini. Po nuk vjen ‘Ramazani’, ti në timon tha, unë i gjuaj. Ok po vi andej, i thashë. Po ça është kjo mo vlla, unë pincë, ai më bërtet mua.

Pa bukë, 4 ditë pincë, aty pronto për çdo gjë, ai më bërtet mua për Zotin. Të dal nesër anej me ‘Fshatarin’, takohu dhe me të. Po ça s’më ka thënë, sikur unë du me i prish punë atij, më rridhnin lotët nga inati.

Ça të bëj për nesër? Ja çova me foto bisedën me ‘Dokun’. Unë s’bëj gjë pa më thënë dikush nga ju”.

Një moment tensioni duket edhe ai midis Julian Meçaj, në këtë rast ‘Sakatit’ dhe shefit të tij, Plaurent Dervishaj, të thirrur ‘Shoku’. Dervishaj e ka përzënë nga tavolina, Meçajn, pas një gabimi që grupi ka bërë në ndjekjen e ‘Rrumit’. Këtë bisedë Juliani ia ka treguar Amar Shkëmbit.

“Më përzuri edhe mua. Më tha ik jashtë dhe mos ec mo, më tha. O vlla po ça faji kam unë sot, kur më the ti dhe ‘Doku’, shifi shtëpinë. Ai s’më ka parë mua me fytyrë vëlla, thjesht ai u fut me një kthesë në rotondo. Unë i thashë ‘Fshatarit’, ec drejt mos e ndiq. Kaq ishte pse me ngeli mua tani me më përzënë ‘shoku’. Ça je ti tha që të thonë ata ça duhet të bësh,”-

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?